Home / Sport / Renova i kthehet ‘pazarit’ kosovar

Renova i kthehet ‘pazarit’ kosovar

“Ne edhe më herët kemi qenë në bisedime me lojtarin Astri Fazliu, por nuk kemi gjetur akordin. Edhe tani i kemi riaktivizuar bisedimet, por është herët të flasim për diçka konkrete në këtë drejtim. Ne jemi të interesuar për Astrin dhe në ditët në vijim do të shohim se nëse ka mund të arrihet ndonjë marrëveshje. Them se nga dita e hënë lojtarët janë në pushim dhe do të jenë të lirë deri më 7 janar, për këtë po them se është herët të japim ndonjë lajm më të saktë”, deklaroi Saiti

Nga dita e hënë lojtarët e Renovë janë në pushim, i cili do të zgjatë deri më 7 janar të vitit 2013. Mirëpo, pushimi nuk vlen për kryesinë e klubit e cila që tani ka nisur të mendoj për merkaton e janarit. Një nga piketimet e bardhekaltërëve për sezonin pranveror është edhe sulmuesi i Prishtinës, Astrit Fazliu. Drejtori sportiv i Renovës, Lirim Saiti e pranon se ka pasur kontakte me lojtarin në fjalë, por diçka më konkrete nuk ka.

“Ne edhe më herët kemi qenë në bisedime me lojtarin Astri Fazliu, por nuk kemi gjetur akordin. Edhe tani i kemi riaktivizuar bisedimet, por është herët të flasim për diçka konkrete në këtë drejtim. Ne jemi të interesuar për Astrin dhe në ditët në vijim do të shohim se nëse ka mund të arrihet ndonjë marrëveshje. Them se nga dita e hënë lojtarët janë në pushim dhe do të jenë të lirë deri më 7 janar, për këtë po them se është herët të japim ndonjë lajm më të saktë”, deklaroi Saiti, duke shtuar se nga Renova nuk do të ketë largime, kurse disa përforcime janë të mirëseardhura.

Duke folur për pjesën vjeshtore të kampionatit ai tha se nuk janë të kënaqur me rezultatet e arritura, kurse një pakënaqësi kanë shprehur edhe kundër arbitrave gjatë ndeshjes së fundit.

“Natyrisht se s’jemi të kënaqur me rezultatet që i kemi shënuar në pjesën e parë, pasi Renova ka pritur më shumë, megjithatë mund të them se në ndeshjen e fundit jemi dëmtuar nga referët për një gol dhe një penallti të pastër. Me dy pikë të reja do të ishim në pozitë më të mirë në renditjen tabelore”, theksoi Saiti, drejtori sportiv i Renovës.

Stinorin vjeshtor, Renova e përfundoi në vendin e nëntë me 21 pikë sa edhe Rabotnikci, që gjendet një vend më lartë në tabelën e klasifikimit.

Huazuar nga gazeta Lajm

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *