Home / Lajme / Maqedoni / Restaurohet fasada e Xhamisë së Larme në Tetovë

Restaurohet fasada e Xhamisë së Larme në Tetovë

10 dhjetor-
“Me këtë ruhet fasada e këtij objekti të jashtëzakonshëm kulturoro-historik në bukurinë e tij origjinale. Ashtu që edhe njerëzit nga Maqedonia, si dhe vizitorët prej anash, pavarësisht origjinës së tyre religjioze ose etnike, mund t’i ndjejë artin e lartë dhe trashëgiminë kulturore të pasur që ka inspiruar në krijimin e kësaj xhamie të shkëlqyer. Në bazë të bashkëpunimit të shkëlqyer të cilin e kemi me Ministrinë e Kulturës për popullin e Maqedonisë, Ambasada e SHBA-së në Shkup ka mbështetur më shumë projekte për restaurimin e përmendoreve të kulturës prej kudo në Evropë”, deklaroi Uollers.

Në Tetovë sot u prezantua fasada e re e Xhamisë së Larme, e konservuar me grantin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej 94.700 dollarë, në periudhën shtator 2011- prill 2012.

Ministrja e Kulturës, Elizabete Kançeska-Milevska theksoi se bëhet fjalë për punë vëllimore të konservimit dhe restaurimit të Xhamisë së Larme me përdorimin e teknikave më bashkëkohore dhe materialeve për konservim dhe zbatimin e metodave jodestruktive.

“Xhamia e Larme është një prej monumenteve më reprezentative nga arkitektura dhe piktura nga periudha e osmanlinjve në Maqedoni. Ky objekt impozant vjen nga shekulli 15 dhe më së shumti njihet me dekorimin e brendshëm dhe të jashtëm, që është reflektim i rezultateve të mjeshtërve të mëdhenj nga Dibra”, tha Kançeska-Milevska.

Ministria e Kulturës nga Programi vjetor për vitin 2012 ndau 500.000 denarë për konservimin dhe restaurimin e pikturimit të fasadës. Është intervenuar me ndërhyrje konservatoriale-restauruese në pikturimin e mureve në brendi, drenazhi dhe mbrojtja nga ujërat atmosferik, është përpunuar edhe projekt për mbrojtjen e fasadës, si dhe janë bërë intervenime në pjesën hyrëse dhe murin rrethues.

Ambasadori amerikan, Poll Uollers është i kënaqur nga përfundimi i suksesshëm i projektit, i cili ishte pjesë i 11 projekteve që Ambasada e SHBA-së në Shkup i ka mbështetur në kuadër të Fondit ambasadorial për mbrojtje kulturore.

“Me këtë ruhet fasada e këtij objekti të jashtëzakonshëm kulturoro-historik në bukurinë e tij origjinale. Ashtu që edhe njerëzit nga Maqedonia, si dhe vizitorët prej anash, pavarësisht origjinës së tyre religjioze ose etnike, mund t’i ndjejë artin e lartë dhe trashëgiminë kulturore të pasur që ka inspiruar në krijimin e kësaj xhamie të shkëlqyer. Në bazë të bashkëpunimit të shkëlqyer të cilin e kemi me Ministrinë e Kulturës për popullin e Maqedonisë, Ambasada e SHBA-së në Shkup ka mbështetur më shumë projekte për restaurimin e përmendoreve të kulturës prej kudo në Evropë”, deklaroi Uollers.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, ka falënderuar ambasadën amerikane për këtë donacion mjaft të rëndësishëm.

“Xhamia e Larme në Tetovë paraqet një monument të rëndësishëm, jo vetëm për Tetovën, por edhe për të gjithë rajonin. Kjo vlerë e trashëgimisë kulturore mbetet simbol i identitetit të Tetovës, një vlerë e padiskutueshme që reflekton pasuri historike dhe kulturore në qytet. Falënderojmë ambasadën Amerikane në Shkup, për këtë investim domethënës për konservimin e fasadës së jashtme të Xhamisë së Larme, që mundëson të ruhet origjinaliteti i bukurisë së këtij monumenti kulturor në qytetin tonë”, tha Bexheti.

Në ngjarje morën pjesë edhe kreu i Bashkësisë fetare islame, Sulejman Rexhepi si dhe drejtori i Qendrës kombëtare për konservim, Memet Selmani. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *