Home / Sport / Ribery nuk e ka në plan të largohet

Ribery nuk e ka në plan të largohet

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery, thotë se ai nuk e ka në plan të largohet nga skuadra bavareze.

Ribery së fundi u lidh me një kalim te Arsenali, por ai ka hedhur poshtë spekulimet duke thënë se shpreson t’i japë fund karrierës në Allinz Arena.

“Unë jam i lidhur me Bayernin deri në qershor të vitit 2015. E shoh veten duke vazhduar kontratën sërish, por së pari do të bisedoj me Uli Hoeness (presidentin e Bayernit)”.

“Në çfarëdo rasti, unë nuk e kam ndryshuar mendjen, e shoh veten duke përfunduar karrierën te Bayern Munichu”, ka deklaruar francezi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *