Home / Lajme / Maqedoni / Rilindja Demokratike Kombëtare reagon ndaj incidenteve të fundit në Shkup

Rilindja Demokratike Kombëtare reagon ndaj incidenteve të fundit në Shkup

11 dhjetor-Djegia e flamurit shqiptarë nga tifozët huligan, tregon se kjo qeveri është e gatshme për nxitjen e tensioneve ndëretnike dhe kjo vjen si rezultat i paaftësisë për zgjedhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Ky rast është edhe alarmi i fundit se krahas përgjegjësve së organizimit të këtyre incidenteve të konstatohet edhe përgjegjësia politike e personave që udhëheqin me institucionet përgjegjëse shtetërore.

Rilindja Demokratike Kombëtare reagon ashpër ndaj incidenteve të fundit të radhës në Shkup, duke vlerësuar se ky rast vandal ku tifozët bëjnë thirrje antishqiptare, goditën qytetar shqiptarë dhe shkojnë edhe më larg dhe djegin flamurin kombëtar shqiptar është keqpërdorim i shqiptarëve të pafajshëm për arritjen e objektivave integruese.

RDK vazhdon të jetë e qëndrimit se këta raste janë një vazhdimësi e një skenari i cili ka për qëllim krijimin e klimës së pasigurisë së përgjithshme dhe paperspektivës shqiptarët, dhe njëkohësisht për të nxitur urrejtje ndëretnike në nivele shumë të larta.

Rasti i fundit është argument i fortë se qeveria aktuale është ajo që duke mbajtur qëndrimet indiferente ndajë aktorëve kryesorë të këtyre incidenteve jep porosinë se kur fajtorë janë huliganet maqedonas për to nuk vlejnë sanksionet ndëshkuese ligjore. Ky konstatim është pasojë logjike e faktit që edhe sigurimi në ndeshjen e Teteks – Shkëndija nuk tentoi të parandalon incidentet dhe thirrjet antishqiptare dhe djegien e simbolit kombëtar shqiptarë.

Djegia e flamurit shqiptarë nga tifozët huligan, tregon se kjo qeveri është e gatshme për nxitjen e tensioneve ndëretnike dhe kjo vjen si rezultat i paaftësisë për zgjedhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Ky rast është edhe alarmi i fundit se krahas përgjegjësve së organizimit të këtyre incidenteve të konstatohet edhe përgjegjësia politike e personave që udhëheqin me institucionet përgjegjëse shtetërore.

Rilindja Demokratike Kombëtare u bën thirrje institucioneve shtetërore në Shkup, partive politike dhe ndërkombëtarëve për ndërmarrje të aktiviteteve të koordinuara në funksion për ndërprerjen e kësaj klime negative me të cilën helmohen përmbajtësit, raportet ndëretnike si shtylla kryesore e qëndrueshmërisë së Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *