Home / Lajme / Maqedoni / Ristovski: Buxheti i projektuar për t’u përgjigjur pasojave të krizës ekonomike botërore

Ristovski: Buxheti i projektuar për t’u përgjigjur pasojave të krizës ekonomike botërore

30 dhjetor-Në lidhje me atë nëse dhe sa plakja e popullatës mund të shkaktojë probleme në funksioninim e Fondit për SPIM dhe të pagesës së rregullt të pensioneve në të ardhmen ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski thekson se sistemi pensional dhe mplakja e popullsisë si dhe gjendjet ekonomike gjithmonë janë të lidhura. Por, shton Maqedonia tani më ka ndërmarrë masa që të sigurohet sigurimi social i qytetarëve.

Buxheti për vitin 2013 është i projektuar që t’u përgjigjet pasojave të krizës debitore evropiane dhe asaj botërore ekonomike të cilat kanë ndikim të ngjashëm edhe mbi Republikën e Maqedonisë. Gjatë krijimit të tij kemi pasur kujdes që të përfshihen të gjitha kategoritë e rëndësishme të shfrytëzuesve të buxhetit. Për vitin e ardhshëm MPPS fitoi shumë më të madhe të mjeteve për rreth 4 miliardë denarë në krahasim me këtë vit, si rezultat i rritjeve tani më të aprovuara të transfereve sociale, para së gjithash të pensioneve, asistencës sociale, mjeteve të cilat drejtpërdrejt do të ndikojnë në uljen e papunësisë…, thotë ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski.
Sjellja e Buxhetit në kohë sipas tij, do të thotë se mund të vazhdohet me pagesën e rregullt të të gjitha transfereve sociale, por edhe funksionimin normal të shtetit në të gjitha sferat.

“Përpjekja për të krijuar kaos në shtet përfundoi me kundërefekt për opozitën totalisht destruktive. Populli e ngriti zërin dhe u ndal në anën e atyre të cilët me të vërtetë ia mendojnë të mirën shtetit dhe kujdesen për interesat e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Populli u ndal në anën e atyre të cilët pushtetin e fituan në zgjedhje parlamentare demokratike legjitime. Por kjo tani më është e kaluar Buxheti është aprovuar ndërsa kjo do të thotë se janë siguruar mjete për rrjedhën dhe funksionimin normal të të gjitha sferave shoqërore”, thekson Ristovski.

Ai duke folur për plakjen demografike të popullsisë si problem, thekson se Qeveria ka qasje shumëdimensionale për zvogëlimin e pasojave nga kjo dukuri, duke e ruajtur aspektin ekonomik, sociologjik, arsimor dhe kulturor dhe më pas i thekson të gjitha masat e ndërmarra deri më tani. Ato, thotë, japin rezultate, pasi që është notuar progres në këtë fushë nga Enti shtetëror për statistikë, sipas të cilit numri i foshnjave të lindura gjallë në tremujorin e tretë të këtij viti është për 3,5 për qind më i madh në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Në lidhje me atë nëse dhe sa plakja e popullatës mund të shkaktojë probleme në funksioninim e Fondit për SPIM dhe të pagesës së rregullt të pensioneve në të ardhmen ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski thekson se sistemi pensional dhe mplakja e popullsisë si dhe gjendjet ekonomike gjithmonë janë të lidhura. Por, shton Maqedonia tani më ka ndërmarrë masa që të sigurohet sigurimi social i qytetarëve.

Në intervistë për MIA, Ristovski flet edhe për masat të cilat ndërmerren për uljen e papunësisë dhe për rezultatet të cilat i japin.

“Rezultatet nga ajo që kjo Qeveri e ofron si politikë për uljen e papunësisë janë evidente. Nga njëra anë ofrojmë Plane operative për programe aktive dhe masa për punësim të cilat çdo vit i përmbajnë masat të cilat kanë dhënë efekt më të madh në vitin paraprak. Deri më tani me gjashtë Planet operative janë përfshirë më shumë se 42.000 persona, një pjesë e tyre përmes punësimeve të drejtpërdrejta, një pjesë përmes trajnimeve dhe praktikave për përmirësimin e aftësive të tyre të punës, me çka bëhen më konkurrentë në tregun e punës dhe u lehtësohet qasja deri në vendin e punës”, thotë Ristovski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *