Home / Lajme / Maqedoni / Sarajeva ndihmon hetimet, për vdekjen e Trajkovskit

Sarajeva ndihmon hetimet, për vdekjen e Trajkovskit

Ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH) në Maqedoni, Zdravko Begoviq, ka riafirmuar qëndrimin e Sarajevës zyrtare për të ndihmuar me të gjitha mundësitë e saj në hetimin e shkaqeve për rrëzimin e avionit presidencial, ku gjeti vdekjen presidenti i atëhershëm, Boris Trajkovski.

Në një intervistë dhënë për Radion Maqedonase, Begoviq ka apeluar tek të gjitha institucionet dhe individët që disponojnë me çfarëdo informacione, t’i dorëzojnë ato pranë komisionit ndërkombëtar për hetim përmes Ambasadës së BeH në Shkup.

-Është në interesin e organeve të BeH të shmangen manipulimet dhe t’i vihet pikë këtij rasti. Organet e BeH janë shumë të interesuara dhe do të bëjnë gjithçka për të zbuluar të vërtetën rreth tragjedisë, ka deklaruar Begoviq.

Sipas tij, të gjitha provat dhe faktet e siguruara do të merren parasysh për të zbardhur këtë rast.

-Në këtë proces nuk do të ketë kurrfarë kufizimesh dhe shpreh përsëri gatishmërinë dhe angazhimin e BeH për të gjendur të vërtetën, mbase duke përfshirë edhe disa momente dhe fakte të reja të cilat nuk i dimë në këto çaste, por që do t’i zbulojmë në periudhën vijuese gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve nga ana e komisionit, ka vijuar ambasadori boshnjak.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *