Home / Sport / Seferi më i miri sipas tifozëve

Seferi më i miri sipas tifozëve

“Është kënaqësi dhe nder i madh për mua që tifo-grupet shqiptare më vlerësojnë me këtë mirënjohje, që për mua personalisht ka vlerë të madhe. Fitoret e mija janë fitore të tifozëve të mij dhe për këtë arsye ndjehem krenar që vlerësohem nga ky unitet i tifozëve shqiptar. Ky organizim është motiv shtesë që në të ardhmen të jap më shumë nga vetja, për të mundësuar këtyre tifozëve të mrekullueshëm të kenë të tjera arsye gëzimi në fitoret tona të përbashkëta”, deklaroi Nuri Seferi.

Tifo-grupet shqiptare në Maqedoni me një ceremoni modeste kanë nderuar sportistët shqiptarë që spikatën me sukseset e tyre në vitin 2012, duke paralajmëruar se manifestimi i tyre do të jetë tradicional për çdo vit. Kështu duke u bazuar në sukseset e arritura dhe afirmimin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, sportisti më i mirë i vitit 2012 sipas grupeve të tifozëve është zgjedhur boksieri nga Gostivari, Nuri Seferi. ‘Ballistët’ e Tetovës, ‘Shvercerat’ Shkupit, ‘Sokolat’ e Dibrës dhe ‘Kastriotët’ e Gostivarit, për kontributin e dhënë në promovimin e kombit shqiptarë në suaza ndërkombëtare nderuan me mirënjohje boksierin Nuri Seferin, futbollistin e Ëolfsburgut Ferhan Hasanin dhe kik-boksierin Albert Selimin, ndërsa si që cekëm më lartë si sportist më të mirë të vitit shpallën Nuri Seferin. Kujtojmë se gostivarasi këtë vit mbrojti titullin e kampionit të Evropës në versionin VBO, duke mundur me nok-aut në raundin e parë serbin Nenad Stankoviq. “Është kënaqësi dhe nder i madh për mua që tifo-grupet shqiptare më vlerësojnë me këtë mirënjohje, që për mua personalisht ka vlerë të madhe. Fitoret e mija janë fitore të tifozëve të mij dhe për këtë arsye ndjehem krenar që vlerësohem nga ky unitet i tifozëve shqiptar. Ky organizim është motiv shtesë që në të ardhmen të jap më shumë nga vetja, për të mundësuar këtyre tifozëve të mrekullueshëm të kenë të tjera arsye gëzimi në fitoret tona të përbashkëta”, deklaroi Nuri Seferi. “Falemenderoj tifozët shqiptarë për nderin që na bëjnë dhe për përkrahjen e vazhdueshme që na japin. Ne kudo që luajmë, tentojmë të përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme popullin shqiptar. Shfrytëzoj rastin ‘Ballistëve’ tu uroj 20 vjetorin e themelimit, ndërsa dhashtë Zoti që ata përsëri të gëzohen në një titull të ri të Shkëndijës tonë të shejntë”, tha futbollisti i Ëolfsburgut, Ferhan Hasani, që nuk nxjer në asnjë moment nga mendja ish-ekipin e tij, Shkëndijën. “Unë jam krenar që tifozët shqiptar nuk kanë haruar Albert Selmin edhe pse unë për arsye të lëndimeve nuk kam qenë aktiv tani më një kohë. Mirëpo unë ju jap fjalën të gjithëve se do të angazhohem maksimalisht për të organizuar një spektakël për këta tifozë, ku do të festojmë së bashku, ndërsa unë do të zhvilloj ndeshjen e lamtumirës”, u shpreh kik-boksieri, Albert Selimi. “Ne si grupe tifozësh e pamë të udhës të organizojmë një manifestim të këtillë, ku çdo vit do të shpallim sportistin më të suksesshëm. Me këtë rast dua të falemenderoj yjet tanë që na nxjerin faqen e bardhë në çdo anë të botës”, deklaroi kryetari i ‘Ballistëve’, Shkëlqen Meta, ndërsa udhëheqësi i ‘Shfercerave’, Omer Bunjaku shtoi: “Ky organizim është shumë i qëlluar dhe vitin e ardhshëm do të tentojmë ta bëjmë dikund tjetër, për të përfshirë gjithë qytetet shqiptare të Iliridës”, tha Bunjaku. Sipas asaj që thanë udhëheqësit e tifo-grupeve shqiptate, këtë manifestim pretendojnë ta shëndrojnë në tradicional, ndërsa secilin vit do të ndryshojnë qytetin ku do të organizojnë manifestimin e shpalljes së më të mirëve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *