Home / Sport / Serbi Kolarov akuzohet për racizëm ndaj tifozëve shqiptarë

Serbi Kolarov akuzohet për racizëm ndaj tifozëve shqiptarë

Mbrojtësi serb i Mançester Sitit, Aleksander Kolarov, është bërë protagonist i një incidenti racist me përmbajtje etnike pasi ka përdorur fyerje raciste ndaj tifozëve shqiptarë para ndeshjes kundër Njukasëll. Ngjarja është konfirmuar nga policia angleze e cila ka hapur zyrtarisht një çështje kundër lojtarit serb.

Sipas raporteve të mediave angleze, futbollisti serb po bënte nxemje në krah të fushës dhe dy tifozë të Njukasëll, që presupozohet të jenë me origjinë shqiptare, kanë valëvitur pranë tij një flamur shqiptar. Kolarov duket se nuk e ka pëlqyer një gjë të tillë dhe ndërsa kryente nxemjen është përfshirë në një debat me këta tifozë, gjë që ka zgjatur për rreth 10 minuta.
Mendohet se një prej tifozëve është ankuar të agjentët e sigurisë së stadiumit për gjuhën e përdorur nga Kolarov gjatë këtij debati me tifozët dhe në pushimin e ndeshjes është lajmëruar edhe policia që ka dëgjuar versionin e tij. Edhe Kolarov është marrë në pyetje pas përfundimit të ndeshjes, por është lejuar të largohet bashkë me ekipin drejt Mançesterit dhe do të merret në pyetje më vonë gjatë javës.
Policia e krahinës së Northumbria lëshoi menjëherë një deklaratë rreth kësaj çështje, duke u kërkuar edhe dëshmitarëve të mundshëm të paraqiteshin për të dhënë deponimet e tyre.
“Policia e Northumbria ka marrë një raportim për gjuhë raciste të përdorur në stadiumin “St. Xhejms Park” gjatë ndeshjes së sotme Njukasëll-Mançester Siti. Policia e Northumbria i merr me shumë seriozitet akuza të tilla dhe hetimet kanë filluar për incidentin në fjalë”, shkruhet në këtë deklaratë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *