Home / Lajme / Maqedoni / SHBA: Të ndalen konfrontimet dhe provokimet

SHBA: Të ndalen konfrontimet dhe provokimet

Ambasada e SHBA-ve në Shkup ka reaguar sot pasdite lidhur me tensionet e krijuara në Maqedoni dhe protestat e sotme lidhur me projekt – buxhetin 2013.

“I kemi ndjekur me kujdes dhe dëshpërim konfrontimet politike në dhe jashtë ndërtesës të Kuvendit dy ditët e fundit, dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ndalojnë çfarëdo veprime provokative. Shprehja e mendimeve të ndryshme në mënyrë të qetë është bazë për një vend të fuqishëm dhe demokratik, ndërsa përdorimi i dhunës nga cilado palë e involvuar, e dëmton sistemin dhe aftësinë e tij për të qeverisur në mënyrë të përgjegjshme”, theksohet në komunikatën e ambasadës amerikane.

Sipas tyre, Shtetet e Bashkuara nxisin liderët e të gjitha partive politike dhe mbështetësit e tyre t’u vëndojnë fund konfrontimeve.
“I ftojmë të sjellen në mënyrë që është në përputhshmëri me ligjin, Kushtetutën dhe rregullat e miratuara të Kuvendit, dhe duke pasur parasysh interesat e qytetarëve të cilët i përfaqësojnë”, thuhet në fund të mesazhit të ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *