Home / Lajme / Maqedoni / SHBA-të shpresojnë në konkluzione pozitive nga Brukseli

SHBA-të shpresojnë në konkluzione pozitive nga Brukseli

8 dhjetor-Në takim është biseduar edhe për thirrjen e kryetarit të Qeverisë Nikolla Gruevski dhe krytearit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti të punohet në relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare dhe riafirimimin e nevojës nga integrimet euro-atlantike.

Nënkryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Teuta Arifi, pas takimeve të djeshme me përfaqësuesit e Departamentit amerikan të Shtetit, deklaroi se SHBA-ja e mbështetë anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe do të punojnë në atë të kemi konkluzione pozitive në Këshillin Evropian javën e ardhshme.

“Si gjithmonë, kisha shumë takime të hapura dhe të përzemërta për shumë çështje të cilat janë të ndërlidhura me stabilitetin rajonal dhe për atë që është posaçërisht e rëndësishme, për mbështetjen të cilën e kërkojmë rregullisht, duke përshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në procesin e inkuadrimit drejt Bashkimit Evropian. U informova që administrata amerikane na mbështet dhe do të vazhdojë të na mbështesë në lidhje me anëtarësim tonë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu shpresojnë dhe punojnë të kemi konkluzione më të mira javën e ardhshme në Bruksel. Edhe një herë u theksua fakti që SHBA-ja mbetet e interesuar për stabilitetin në Ballkan dhe për avancimin e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Arifi pas takimit me shumë përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe Këshillit për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Në takim është biseduar edhe për thirrjen e kryetarit të Qeverisë Nikolla Gruevski dhe krytearit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti të punohet në relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare dhe riafirimimin e nevojës nga integrimet euro-atlantike.

“Në parim administrata amerikane gjithmonë i ka ndjekur marrëdhëniet ndëretnike jo vetëm në Maqedoni por edhe në mbarë rajonin, duke u bazuar në shprehjen e lirë të identitetit, të gjitha llojet e ndjenjave, fetare apo etnike. Gjithsesi se vlerësohet deklarata e përbashkët e cila u dha nga ana e kryeministrit Gruevski dhe kryetarit të BDI-së Ahmeti, në lidhje me dhënien e një qëndrimit të përbashkët të balancuar, duke pasur parasysh faktin se rajoni gjithsesi është plot histori, të cilën në e respektojmë në mënyrë reciproke, por ajo që është më me rëndësi është ardhmëria e përbashkët, e cila duhet të jetë euroatantike”, theksoi Arifi.

Teuta Arifi është për vizitë në Uashington, në vigjilje të Këshillit Evropian, në të cilin pritet vendim për rekomandimin e Komisionit Evropian që Maqedonia t’i filloj negociatat e pritura gjatë, për anëtarësim në BE edhe pa zgjidhjen e kontestit për emrin. Arifii këtë kërkesë e përsëriti edhe në diskutimin e djeshëm për marrëdhëniet transatlantike mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, në Universitetin e Xhons Hopkins.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *