Home / Lajme / Maqedoni / Shitet prona e konfiskuar e “bariut” Xhemaili

Shitet prona e konfiskuar e “bariut” Xhemaili

28 dhjetor-Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev bëri të ditur sot se do të shiten 10 banesa të tij në Shkup si dhe një objekt tjetër komercial në pronësi të Xhemailit. Vlera e shitjes së tyre pritet të mbërrijnë mbi 1 milion euro, ndërsa paratë do të përdoren për harxhime buxhetore për rroga, pensione, subvencione, etj.

Qeveria ka vendosur që të shesë pasurinë e konfiskuar të shqiptarit , Isnifaris Xhemaili, i njohur me nofkën “bariu”, i cili u akuzua për keqpërdorim të buxhetit të shtetit përmes nxjerrjes së një dëmshpërblimi, pas konfliktit të vitit 2001.

Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev bëri të ditur sot se do të shiten 10 banesa të tij në Shkup si dhe një objekt tjetër komercial në pronësi të Xhemailit. Vlera e shitjes së tyre pritet të mbërrijnë mbi 1 milion euro, ndërsa paratë do të përdoren për harxhime buxhetore për rroga, pensione, subvencione, etj.

Xhemaili pas konfliktit të vitit 2001 kishte paditur shtetin për dëme të shkaktuara për mbytjen e qindra kokëve të deleve në stanin e tij në Malësinë e Tetovës. Por, më pas nga hetimet gjyqësore u konfirmua se në këtë rast ka pasur dëmshpërblim dhe ngjarje të inskenuar për të përfituar nga shteti miliona euro. Qeveria bëri të ditur edhe për shitjen e aksioneve të ndërmarrjes “Jugooprema”, në pronësi të Miodrag Markoviq

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *