Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, dhjetëra policë dhe protestues të plagosur

Shkup, dhjetëra policë dhe protestues të plagosur

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur për dhjetëra policë dhe qytetarë të plagosur në protestat e djeshme të opozitës dhe përkrahësve të pozitës maqedonase në Shkup.

Sipas MPB-së, janë regjistruar disa incidente, me ç`rast janë lënduar 11 pjesëtarë të policisë dhe disa qytetarë protestues.

Policia gjithashtu në veprimet e djeshme ka arrestuar edhe disa persona të dyshuar për sulme dhe ndalim të personave zyrtar, kryesisht ndaj policisë.

MPB ka bërë të ditur se gjatë ditëve të ardhshme do të verifikohen dhe shikohen të gjitha xhirimet për protestat dhe se do të ndërmerren masa për personat e përfshirë në dhunë.

Ministria e Brendshme ka përshkruar edhe situatën brenda Parlamentit lidhur me tërheqjen e deputetëve të opozitës nga salla e Parlamentit.

“Gjatë kryerjes së detyrës një pjesë e punonjësve të sigurimit janë ankuar se jo vetëm që janë ndaluar në kryerjen e detyrës së tyre, por ata kanë qenë pre e sulmeve fizike nga ana e disa deputetëve. Megjithatë shërbimi i sigurimit ka arritur që në mënyrë të përmbajtur të reagojë duke respektuar standardet profesionale”, theksohet në njoftimin e MPB-së, duke theksuar se do të vazhdojë siguria dhe përkujdesja për institucionet e vendit.

Nga ana tjetër, edhe opozita ka bërë të ditur se në protesta janë rrahur nga policia dhjetëra protestues, ndërsa sipas tyre më keq kanë pësuar edhe deputetët e tyre që siç thuhet janë tërhequr zvarrë nga salla e Parlamentit.

Sipas njoftimit të opozitës, më keq kanë pësuar deputetet Vesna Bendevska e cila ka pësuar tronditje në tru, deputetja Radmilla Sheqerinska me këmbë të lënduar si dhe deputetë të tjerë. Mirëpo, janë bërë denoncime për dhunë të ushtruar policore edhe ndaj protestuesve.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *