Home / Lajme / Maqedoni / Shpërthen skandal i korrupsionit në Komunën e Çairit

Shpërthen skandal i korrupsionit në Komunën e Çairit

Shkup, 27 Dhjetor – Dhjetë persona janë akuzuar se bëjnë pjesë në grupin e krimit të organizuar e cila para disa javëve u arrestua nga ana e aksionit policor të quajtur “Kerozin”, nën dyshimin se nëpërmjet kompanisë “Alma komerc” kanë bërë furnizimin e institucioneve në sasi më të vogla nga ato të marrëveshjes në tenderin publik.

Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit e ri, ia janë dorëzuar gjykatësit hetues i cili iu ka caktuar masë arresti. Sipas gazetës së përditshme maqedonase “VEST” gjashtë (6) persona nga të dyshuarit janë të punësuar në Komunën e Çairit. Të punësuarit në komunën e Çairit kanë qenë përgjegjës për furnizim me naftë, gjegjësisht pranues apo kontrollor të furnizimit të cilët në flet-lëshimet e tyre nuk kanë shënuar sasinë e saktë të naftës dhe nuk ia janë përmbajtur marrëveshjes. Në këtë mënyrë kompania “Alma Komerc” dhe nënpunësit kanë përfituar pasuri në mënyrë jo të ligjshme.

Derisa prindët e nxënësve të shkollave të Çairit akuzonin komunën se nxënësit mësojnë në klasa të ftohta dhe sëmuren çdo ditë, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti akuzonte furnizuesin, por “harroi” të përmend që furnizuesi nuk mundet të bëjë këtë krim në qoftë se nuk ka bashkëpunëtor të brendshëm të komunës së Çairit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *