Home / Sport / Shqipëria mbyll vitin në vendin e 63-të, Maqedonia e 81-ta

Shqipëria mbyll vitin në vendin e 63-të, Maqedonia e 81-ta

Maqedonia ka përmirësuar për dy pozita renditjen e saj të FIFA-s, duke mbyllur vitin në vendin e 81-të. Muajin e kaluar Maqedonia ishte në pozitën e 83-të, ndërsa ngjitja vjen pas fitoreve ndaj Serbisë dhe Sllovenisë, ndërsa duket se debakli nga Polonia nuk prishi shumë punë në renditje.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të mbyllë vitin 2012 si e 63-ta në botë, falë një serie rezultatesh pozitive që kanë bërë që kuqezinjtë të vazhdojnë rritjen progresive në klasifikimin e hartuar nga FIFA.
Në renditjen e publikuar sot, kuqezinjtë kanë ngjitur 4 shkallë të tjera në krahasim me një muaj më parë, kryesisht falë një rezultati pozitiv, barazimit 0-0 ndaj Kamerunit që është një nga skuadrat më të forta të kontinentit afrikan dhe ka një koeficient të lartë.
Përveç pozicionit të 63-të në botë, duhet theksuar se Shqipëria është e 29-ta në Evropë, duke lënë pas ekipe si Austria e Skocia, të cilat historikisht kanë pasur një renditje më të mirë sesa kuqezinjtë.
Rivalët e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit 2012 si Zvicra (+4, vendi i 12-të në botë), Norvegjia (+1, vendi i 24-t në botë) dhe Islanda (+6, vendi i 90-të në botë), kanë pësuar përmirësim të renditjes së tyre gjatë muajit të fundit. Sllovenia ka qëndruar në vendnumëro në pozicionin e 49-të në notë, ndërsa Qipro ka rënë me 5 pozicione të tjera, duke qenë tashmë e 132-ta në botë.
Duhet theksuar se ky është vitit i pestë radhazi që Spanja renditet e para, duke qenë e shkëputur nga Gjermania dhe Argjentina që e ndjekin në vendin e dytë dhe tretë. Rezultatet e fundit kanë bërë që vendin e 5-të në këtë klasifikim ta marrë Kolumbia e Radamel Falkao, ndërsa Brazili ka pësuar një rënie drastike, duke qenë tashmë i 18-ti në klasifikimin botëror.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *