Home / Lajme / Rajon / Shtetësia për çdo shqiptarë nuk është rrezik për rajonin

Shtetësia për çdo shqiptarë nuk është rrezik për rajonin

10 dhjetor-
“ Me zotin Haradinaj ne diskutuam bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës, ramë dakord që përpjekjet e bashkimit të shqiptarëve të jenë ideali i udhëheqjes së shqiptarëve kudo që ndodhen. Vullnetin politik e kemi për të vazhduar me vendosmëri të madhe të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me Europën besoj se kjo është rruga që ky popull të japë kontributin për paqen”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Qeveria e Shqipërisë gjatë kësaj jave do të miratojë vendimin për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Kjo u theksua sot nga kryeministri Sali Berisha në një konferencë të përbashkët në Tiranë me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Qëllimet e mia ndaj shtetësisë për shqiptarët kudo që janë, jam i bindur që kontribuojnë më shumë në paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Nga ana tjetër këto qëndrime janë adaptuar nga disa vende të BE. Maqedonasit nuk kanë probleme për zgjedhje identiteti apo rivalitet identiteti me shqiptarët. Bullgaria mike u jep shtetësi atyre qytetarëve që duan të marrin shtetësi bullgare. Nuk e ka bërë këtë në mënyrë absolute as për pretendim territorial ndaj Maqedonisë, përkundrazi”, deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se ky është në vendim i drejtë dhe i munguar për shqiptarët.

Lidhur me dhënien e shtetësisë për çdo shqiptarë nga shteti shqiptar u deklarua edhe ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj dhe se sipas tij, kjo është një e drejtë e çdo bashkëkombasi kudo që jeton.

“U jepet një e drejtë e tyre, është e drejtë e tyre për ta shfrytëzuar. E shoh vetëm si zbatim i një të drejtë të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të vitit 1913”, deklaroi Haradinaj.

Berisha u ndal dhe në tezën e bashkimit të shqiptarëve. Sipas Berishës kjo tezë të shërbejë si ideal i udhëheqjes së shqiptarëve kudo ndodhen.

“ Me zotin Haradinaj ne diskutuam bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës, ramë dakord që përpjekjet e bashkimit të shqiptarëve të jenë ideali i udhëheqjes së shqiptarëve kudo që ndodhen. Vullnetin politik e kemi për të vazhduar me vendosmëri të madhe të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me Europën besoj se kjo është rruga që ky popull të japë kontributin për paqen”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Gjatë konferencës për shtyp mes tyre, kryeministri Berisha e ka quajtur vizitën e tij, historike, po aq sa edhe vendimi i Hagës për pafajësinë e tij.

“Kjo vizitë është ngjarje shumë e rëndësishme. Haradinaj si komandat i luftës çlirimtare të Kosovës ka luajtur një rol themelor në lirinë e shqiptarëve dhe lirinë kombëtare. Liria kombëtare është vendosur vetëm me çlirimin e Kosovës”, tha Berisha, duke vlerësuar rolin e Gjykatës së Hagës në lirimin e Ramush Haradinaj. (INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *