Home / Lajme / Maqedoni / Shumë rrugë lokale ende të bllokuara nga bora

Shumë rrugë lokale ende të bllokuara nga bora

13 dhjetor-Tani më është e kalueshme rruga në komunën e Tetovës aksi rrugor drejt Kodrës së Diellit dhe ende po punohet në zgjerimin e saj. Atje lëvizja po zhvillohet në kushte dimërore.

Shkup, 13 dhjetor 2012 Gjendja me borën që e kaploi shtetin në ditët e fundit është stabile dhe pa probleme, ndërsa lëvizja nëpër rrugët magjistrale dhe rajonale po zhvillohet pa vështirësi, kumtoi sot Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).

Ekipet e DMSH-së e ndjekin gjendjen në terren dhe varësisht nga nevojat po punojnë në pastrimin e borës dhe kalimin në rrugët lokale në disa komuna dhe fshatra.

Tani më është e kalueshme rruga në komunën e Tetovës aksi rrugor drejt Kodrës së Diellit dhe ende po punohet në zgjerimin e saj. Atje lëvizja po zhvillohet në kushte dimërore.

Për shkak të reshjeve të borës në territorin e komunës së Krushevës në ndërprerje është aksi rrugor Norovë-Selcë, në gjatësi prej 5 kilometrave të vetëqeverisjes lokale dhe të JP Higjienës komunale janë në terren dhe punojnë në pastrimin e tyre. pritet që gjatë ditës ky aks rrugor tërësisht të pastrohet dhe të jetë i kalueshëm.

Në komunën e Kriva Pallankës në ndërprerje është aksi rrugor lokal drejt fshatit malor Drenak, në gjatësi prej 5 kilometrave. Pastrimi i tij është i vështirësuar sepse bëhet fjalë për një rrugë të keqe malore e cila edhe në kushte të mira të motit është e kalueshme vetëm për automjete të terrenit. Të punësuarit nga komuna janë në kontakt të vazhdueshëm me banorët e këtij fshati.

Në Kratovë në ndërprerje është aksi rrugor drejt fshatit Lokovë-Mushkovë-Kavrak, n gjatësi prej 25 kilometrave. nga Komuna tani më është dërguar makinë për pastrimin e borës. Komuna përmes të punësuarve të vet është në kontakt të vazhdueshëm me banorët e fshatrave.

Në Demir Hisar në ndërprerje janë akset rrugore lokale drejt fshatrave Redevë, Zashle, Ilino e Vogël, Virovë. Për pastrimin e tyre janë të angazhuar ekipet e vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjet publike, përderisa akset rrugore rajonale drejt fshatrave Boishta dhe Iliono e Madhe po i pastrojnë ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Ende nuk janë të kalueshme akset rrugore lokale në komunën e Strugës drejt fshatrave Vishni, Belica e Epërme, Bazhovë, Modriç, Boroec, Milodezhda dhe Jabllanicë. Ekipet e angazhuara nga komuna po i pastrojnë akset rrugore. Në ndërprerje janë edhe akset rrugore rajonale të cilat e lidhin Strugën me fshatrat Prisovjani, Burinec, Lokov dhe Bazhdi, ku janë në vijim aktivitetet për pastrim.

Në fshatrat më të largëta në komunën e Debarcës ka ndërprerje të energjisë elektrike. Për shkak të rënies së një shtylle për furnizim me energji elektrike shtatë ekipe të EVN-së janë në terren dhe po punojnë në vendosjen e shtyllës së re dhe largimin e defektit.

Në qytetet tjera të Maqedonisë të gjitha akset rrugore janë të kalueshme

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *