Home / Lajme / Maqedoni / Sondazh i IRI-t: Po rritet besimi i qytetarëve për presidentin Ivanov

Sondazh i IRI-t: Po rritet besimi i qytetarëve për presidentin Ivanov

11 dhjetor-Lidhur me mbështetjen e integrimeve euroatlantike, hulumtimi më i ri i IRI-t tregon rënie të vogël në krahasim me sondazhin paraprak. Për hyrje në NATO prononcohen 87 për qind e zë anketuarve, për dallim prej para katër viteve kur për këtë kanë qenë 91 për qindl. Për hyrje të Maqedonisë në BE janë 84 për qind e të anketuarve për dallim nga më parë kur mbështetja ka qenë 87 për qind.

Në hulumtimin më të ri të mendimit publik të realizuar nga Instituti republikan ndërkombëtar IRI, 58 për qind e të anketuarve janë prononcuar se kanë mendim pozitiv për presidentin Gjorge Ivanov, që do të thotë rritje prej 21 për qind në krahasim me sondazhet e IRI-t nga shtatori dhe dhjetori i vitit 2010, kur mendim pozitiv për shefin e shtetit kishin 37 për qind e qytetarëve.

Në të njejtën pyetje, me mendim negativ për presidentin Ivanov janë prononcuar 34 për qind e të anketuarve.

Lidhur me mbështetjen e integrimeve euroatlantike, hulumtimi më i ri i IRI-t tregon rënie të vogël në krahasim me sondazhin paraprak. Për hyrje në NATO prononcohen 87 për qind e zë anketuarve, për dallim prej para katër viteve kur për këtë kanë qenë 91 për qindl. Për hyrje të Maqedonisë në BE janë 84 për qind e të anketuarve për dallim nga më parë kur mbështetja ka qenë 87 për qind.

Në pyetjen se vallë mendoni se Maqedonia është më afër BE-së prej para katër viteve, 58 për qind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, 23 negativisht, ndërsa 19 për qind nuk e dinë.

Sondazhi më i ri në terren i IRI-t është realizuar nga 15 deri 21 nëntor të vitit 2012 në ekzemplarë reprezantues prej mbi 1.100 të anketuar

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *