Home / Lajme / Maqedoni / Stomatologët shqyrtuan punën një vjeçare

Stomatologët shqyrtuan punën një vjeçare

28 dhjetor-“Në këtë vit kemi pasu shumë aktivitete të ngjeshura profesionale dhe shkencore lidhur me edukimin profesional të stomatologëve që është e nevojshme për ata në bazë të ligjit të shëndetësisë që është në fuqi nga viti 2004.Sipas këtij ligjit stomatologët janë të obliguar që vazhdimisht të ndjekin seminare, trajnime, simpoziume dhe kongrese ku ata marrin pikë të cilët janë të vlefshme për të vazhduar liçencën”, tha kreu shoqërisë stomatologjike shqiptare Xhelal Ibrahimi.

Shoqëria Stomatologjike shqiptare ka mbajtur në Tetovë kuvendin e saj të rregullt, ku u dha raport për punën gjatë vitit 2012, ndërsa u miratua planprogrami për vitine ardhshëm.

Kryetari i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare Xhelal Ibrahimi, me këtë rast tha se në këtë kuvend është diskutuar gjendja financiare e shoqatës dhe aktivitetet që duhet të mbahen në 2013.

“Në këtë vit kemi pasu shumë aktivitete të ngjeshura profesionale dhe shkencore lidhur me edukimin profesional të stomatologëve që është e nevojshme për ata në bazë të ligjit të shëndetësisë që është në fuqi nga viti 2004.Sipas këtij ligjit stomatologët janë të obliguar që vazhdimisht të ndjekin seminare, trajnime, simpoziume dhe kongrese ku ata marrin pikë të cilët janë të vlefshme për të vazhduar liçencën”, tha kreu shoqërisë stomatologjike shqiptare Xhelal Ibrahimi.

Ai njoftoi se vitine ardhshëm mbetet prioritet mbajtja e kongresit mbarëkombëtar shqiptar në Shkup në muajin tetor.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *