Home / Sport / ‘Stopanska Banka’ sponsorison Kombëtaren

‘Stopanska Banka’ sponsorison Kombëtaren

“Çdo herë është bukur kur ke dikënd në anën tënde. Ne jemi të lumtur që si Federatë e Futbollit të Maqedonisë jemi bërë të rëndësishëm për emrat e mëdhej. ‘Stopanska Banka AD Skopje’ është pjesë e kompanive udhëheqëse në Maqedoni dhe për ne është nder i madh që do t’i kemi si emblemë mbrojtëse e kombëtares së futbollit të Maqedonisë”, deklaroi presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski pak para firmosjes së marëveshjes me ‘Stopanska Bankën’.

Në kohën kur vendi përballet me krizë të madhe ekonomike, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë sjellin lëvijze të rëndësishme, duke firmosur marëveshje sponsorisimi me ‘Stopanska Bankën’, SHA Shkup. Mendohet se kombëtaren e futbollit të Maqedonisë e presin ditë më të mira, pas promovimit të marrëveshjes, sipas së cilës ‘Stopanska Banka’ në të ardhmen do të jetë emblemë mbrojtëse e ekipit kombëtar të Maqedonisë nga i cili priten suksese më të mëdha. “Çdo herë është bukur kur ke dikënd në anën tënde. Ne jemi të lumtur që si Federatë e Futbollit të Maqedonisë jemi bërë të rëndësishëm për emrat e mëdhej. ‘Stopanska Banka AD Skopje’ është pjesë e kompanive udhëheqëse në Maqedoni dhe për ne është nder i madh që do t’i kemi si emblemë mbrojtëse e kombëtares së futbollit të Maqedonisë”, deklaroi presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski pak para firmosjes së marëveshjes me ‘Stopanska Bankën’. Pasi promovuan bashkëpunimin, presidenti i FFM-së, Gjorgjioski dhe drejtori i përgjithshëm i ‘Stopanska Bankës’, Gligor Bishev edhe zyrtarisht firmosën marrëveshjen për bashkëpunim të ndërsjelltë, me shpresë se së bashku do të arrihen rezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *