Home / Sport / Suad Zendeli, vazhdon tek Renova?!

Suad Zendeli, vazhdon tek Renova?!

“Ka pasur disa oferta nga disa klube të Ligës së Parë, mirëpo ata janë në plan të dytë, pasi fillimisht do të jetë Renova dhe nëse nuk gjejmë gjuhë të përbashkët, atëherë do të shqyrtojmë edhe ofertat e tjera,” deklaroi Suat Zendeli.

Renova do të nis fazën e parë të përgatitjeve më 7 janar, ndërsa atë kohë duhet të zgjedh çështjen e portierit. Suad Zendeli është pa kontratë, pasi ka skaduar kontrata me skuadrën nga Xhepçishti. bisedimet ende nuk kanë filluar , por premtimet e drejtuesve të klubit tetovar janë se këtë javë kjo çështje do të zgjidhet. “Bisedimet priten të fillojnë gjatë kësaj jave, ose më saktë, deri në fund të javës do të duhet të dimë fatin tim, pasi jam një portier pa kontratë dhe duhet të zgjidh çështjen time në këtë periudhë kohore,” tha mes tjerash Suad Zendeli. Shkupjani beson se kjo çështje do të mbyllet në afatin e duhur pasi që drejtuesit e klubit janë të kënaqur me formën e shfaqur në këtë pjesë të sezonit. Portieri Zendeli së bashku me Muharem Bajramin janë cilësuar si dy figura më të ndritshme në gjysmësezonin më të dobët të Renovës në disa vite të fundit. “Besoj se do të arrijmë marrëveshje, pasi pres që të shoh ofertën e re, e cila duhet të jetë pak sa e përmirësuar deri më tani, andaj Renova do të jetë në radhë të parë për të parë ofertën , e pastaj do të shqyrtojmë kërkesat e tjera,” tha Zendeli. Ai dhe disa futbollist të Renovës , janë në shënjestër të disa klubeve të Ligës së Parë, por edhe të klubeve nga jashtë. “Ka pasur disa oferta nga disa klube të Ligës së Parë, mirëpo ata janë në plan të dytë, pasi fillimisht do të jetë Renova dhe nëse nuk gjejmë gjuhë të përbashkët, atëherë do të shqyrtojmë edhe ofertat e tjera,” shtoi ‘Suki’. Mbetet që kjo çështje të përcilet në këtë javë , pasi drejtuesit e klubit të Renovës janë në kërkim të zgjidhjes së shpejtë për portën.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *