Home / Lajme / Maqedoni / ‘Ta Nea’: Derë e hapur për Shkupin, por me kushte

‘Ta Nea’: Derë e hapur për Shkupin, por me kushte

9 dhjetor-
Kjo kthesë është nën presionin intensiv, të cilin kohëve të fundit Brukseli e bën mbi Athinën, shkruan gazeta. Edhe deri më tani kishte paralajmërime, por presioni u bë i qartë kur eurokomisioneri për zgjerim Shtefan Fyle paraqiti propozim për “kornizë të re negociuese”, e cila do t’i mundësojë Maqedonisë t’i fillojë bisedimet me Unionin, ndërsa çështja për emrin të zgjidhet ndërkohë.

Greqia do të thotë “po” për fillimin e negociatave inkuadruese të Maqedonisë me BE-në në samitin e javës së ardhshme në Bruksel, por nën kushte të caktuara, shkkruan gazeta greke “Ta Nea”.

Kjo kthesë është nën presionin intensiv, të cilin kohëve të fundit Brukseli e bën mbi Athinën, shkruan gazeta. Edhe deri më tani kishte paralajmërime, por presioni u bë i qartë kur eurokomisioneri për zgjerim Shtefan Fyle paraqiti propozim për “kornizë të re negociuese”, e cila do t’i mundësojë Maqedonisë t’i fillojë bisedimet me Unionin, ndërsa çështja për emrin të zgjidhet ndërkohë.

Sipas “Ta Nea”-s, propozimi i palës greke në tekstin përfundimtar të rezolutës, për të cilin akoma bisedohet dhe pritet të finalizohet në darkën e liderëve evropiane javën e ardhshme, është në formulimin, me të cilën Këshilli do ta ftojë Komisionin që ta prezantojë kornizën negociuese për Maqedoninë “e përkohshme” dhe “në pikëpamje të fillimit të negociatave inkuadruese të Maqedonisë”. Kjo në thelb do të thotë se Athina kërkon nga Komisioni Evropian ta paraqesë fillimisht kornizën për negociata në të cilën pala greke kërkon zgjidhje të çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore, që Greqia të dakordohet t’i japë dritë të gjelbër Shkupit, sqaron gazeta.

Sipas burimeve diplomatike, për propozimin dhe kushtet e parashtruara bisedohet intensiviisht dhe situata është e thjeshtë – merre ose lëre”. Kjo do të thotë se nëse nuk arrihet marrëveshje, Athina do të ikë drejt taktikës së saj të zakonshme dhe do t’i bllokojë bisedimet për inkuadrim.

Në çdo rast, shkruan “Ta Nea”, burime diplomatike theksojnë se propozimi grek është hap i rëndësishëm përpara, i cili Brukselit i tregon se pala greke është e gatshme të bisedojë. Kjo është periudhë në të cilën Athina nuk mund të lejojë të përplaset me partnerët evropianë dhe çështja për emrin është diçka për çka gjermanët, dhe jo vetëm ata, fillojnë ta humbin durimin, thekson gazeta greke.

Zëdhënësi i MPJ-së greke Grigoris Delavekuras dje i përgënjeshtroi mediat në Athinë se Greqia ka për qëllim që të pajtohet që Maqedonia t’i fillojë negociatat inkuadruese me BE-në pa u zgjidhur paraprakisht çështja e emrit.

“Pozicioni grek mbetet stabil dhe konzistent, se për fillimin e negociatave inkuadruese, parakusht është plotësimi i të gjitha kushteve dhe kritereve të caktuara me vendimet e BE-së. Më i rëndësishëm nga këto kushte është respektimi i fqinjëve dhe rrjedhimisht gjetja e zgjidhjes së përbashkët të pranueshme për çështjen e emrit”, u theksuar në deklaratën e Delavekuras.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *