Home / Lajme / Maqedoni / Takim i liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe ambasadorit amerikan Pol Uolers

Takim i liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe ambasadorit amerikan Pol Uolers

19 dhjetor- Njëkohësisht, Kryetari Ahmeti ftoi SHBA-në që të intensifikojnë ndihmën e tyre me qëllim të përmbushjes së suksesshme të kornizës evropiane e cila përveç datës për negociata me BE-në, do të mundësojë edhe anëtarësimin e menjëhershëm të Maqedonisë në NATO.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka realizuar takim me Ambasadorin amerikan në Maqedoni, Pol Uolers. Gjatë takimit mes tyre është biseduar rreth konkluzioneve që u miratuan në samitin e dhjetorit të BE-së. Në këtë drejtim u shpreh nevoja për zgjidhjen e çështjes së emrit, pandryshueshmërinë e kufijve si dhe tema të tjera me interes të ndërsjellë, njofton kabineti i kryetarit të BDI-së.

Kryetari Ahmeti siguroi Ambasadorin Uolers që BDI-ja mbetet thelbësisht e përkushtuar që ta integrojë Maqedoninë në NATO dhe në BE, sepse e ardhmja e përbashkët e qytetarëve të Maqedonisë dhe e vendeve të rajonit është pikërisht pranë këtyre institucioneve që garantojnë paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë.

Ambasadori Uolers, gjithashtu e cilësoi kornizën evropiane si pozitive si dhe theksoi mobilizimin e madh të vendeve mike të Maqedonisë për të arritur përparim në rrugën euroatlantike.

Ambasadori amerikan e ftoi BDI-në që të vazhdojë me rolin konstruktiv në këtë rrugëtim të vendit dhe të jap kontribut për një raport pozitiv në pranverë dhe përmbyllje të suksesshme të kornizës së BE. Me këtë rast, Ahmeti u shpreh i kënaqur me kornizën e dhënë për marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim, duke theksuar se ky moment duhet të nxis reformat si dhe dialogun me fqinjët drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura, në veçanti mbylljen e çështjes së emrit.

Lideri i BDI-së gjithashtu falënderoi administratën amerikane për përkushtim e madh rreth integrimit të Maqedonisë në NATO, por edhe në BE pasi që zyrtarët amerikan nuk e kursyen ndihmën e tyre as në këtë proces. Njëkohësisht, Kryetari Ahmeti ftoi SHBA-në që të intensifikojnë ndihmën e tyre me qëllim të përmbushjes së suksesshme të kornizës evropiane e cila përveç datës për negociata me BE-në, do të mundësojë edhe anëtarësimin e menjëhershëm të Maqedonisë në NATO.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për situatën në rajon, me ç’rast bashkëbiseduesit ranë dakord se kufijtë në Ballkanin perëndimor janë të pandryshueshëm dhe e ardhmja e vetme e vendeve të rajonit është në NATO dhe në BE, thuhet mes tjerash në komunikatën e kabinetit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *