Home / Sport / Të premten miqësorja Maqedoni-Poloni

Të premten miqësorja Maqedoni-Poloni

‘Është pak sa e pazakontë, pasi ky është takimi i parë që luajmë së bashku, mirëpo kjo nuk na bën të dorëzohemi para kohe. Besojmë në paraqitje të mirë dhe pse jo rezultat pozitiv. Mirë do të ishte nëse do të arrinim të fitojmë takimin, për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive të ekipit kombëtar”, shprehet futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Nderim Nexhipi.

Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë sot në orën 17:10 minuta sipas kohës sonë do të përballet me Poloninë në një takim kontrollues që do të zhvillohet në Antali të Turqisë. Ekipi i formuar kryesisht me futbollistë të kampionatit vendor, prej të mërkurën ka qenë i kompletuar pasi u bashkuan portieri Naumovski dhe Rangjelloviq që ka lëndim dhe ka punuar nën mbikqyrje të veçantë. Atmosfera në kombëtare është pozitive dhe të gjithë besojnë në rezultat pozitiv kundër Polonisë edhe pse futbollistët e grumbuluar për herë të parë do të luajnë së bashku. ‘Është pak sa e pazakontë, pasi ky është takimi i parë që luajmë së bashku, mirëpo kjo nuk na bën të dorëzohemi para kohe. Besojmë në paraqitje të mirë dhe pse jo rezultat pozitiv. Mirë do të ishte nëse do të arrinim të fitojmë takimin, për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive të ekipit kombëtar”, shprehet futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Nderim Nexhipi, i cili së bashku me bashkëlojtarët e tij te ‘kuqezinjtë’ Muzafer Ejupin dhe Sedat Berishën, janë tre shqiptarët e vetëm të grumbulluar në kombëtare. Nëse Maqedonia arrin të shënojë fitore përballë Polonisë, atëherë pritet që kombëtarja e të mbyllë vitin diku në pozitën e 75-të të renditjes botërore. Takimi Maqedoni-Poloni zhvillohet të premten në Antali me fillim në orën 17:15 minuta.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *