Home / Sport / Teteksi dhe Shkëndija para diciplinës

Teteksi dhe Shkëndija para diciplinës

“Pas grumbullimit të të gjitha fakteve, do të ngremë proces disiplinor kundër skuadrës së Teteksit dhe asaj të Shkëndijës. Teteksi do të përgjigjet për organizimin e dobët të ndeshjes, ndërsa Shkëndija do të përgjigjet për braktisjen e fushës para kohe”, deklaroi komisari i garave pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski.

Pasi derbi tetovar i zhvilluar në Gjorçe Petrov të Shkupit nuk priti fundin e tij, mbetet për tu parë vendimi që do të sjellin organet kompetente pranë FFM-së. Takimi u ndërpre pranë rezultatit 1:0 në minutën e 86-të, kur disa tifozë të Teteksit u futën në fushë për të festuar golin, ndërsa kishte të tillë që pretenduan të kenë kontakt të afërt me lojtarët e Shkëndijës. Ky moment ishte sinjal për të reaguar kryesia e Shkëndijës, që në vend të parë, para rezultatit e vëndosi shëndetin e futbollistëve. “Normal që shëndeti i futbollistëve tanë është më me rëndësi se sa çdo gjë tjetër. Nëse do humbim ndeshjen nuk do ishte as hera e parë e as e fundit. Por çka nëse vinte deri te një kontakt i tifozëve me lojtarët tanë. Tifozët që tentuan të ofrohen te futbollistët sigurisht nuk kishin lule në duar. Federata duhet të shikojë këtë rast me kujdes, pasi çdo vendim i gabuar mund të sjellë pasoja plotësusese”, shprehet sekretari i përgjithshëm i Shkëndijës, Fikret Shaqiri, i cili sqaron se disa herë kishin paralajmëruar delegatin dhe arbitrin për situatën në teren. “Para ndeshjes doja të kontaktojë me komesarin për gara pranë FFM-së dhe të njëjtit i’a sqarova situatën në bisedë telefonike. Gjatë ndeshjes me delegatin folëm për gjithë ndodhitë, ndërsa në fillim të pejsës së dytë, kur një tifoz u drejtua tek Ejupi, vetë arbitri Spirkovski kërkoi të paralajmërohen vendasit se nëse kjo përsëritet do të ndërpresë ndeshjen. Gjithë këto gjëra janë të evidentuara në procesverbalin zyrtar të ndeshjes dhe ne kemi për qëllim të shkojmë deri në fund me këtë punë. Është momenti që të ndërpriten këta incidente, para se të ndodhë diçka serioze”, shtoi Shaqiri, i cili në fund u shpreh decid. “Nuk pranojmë asnjë ndëshkim për Shkëndijën. Vlerësojmë se kjo shfaqje ishte e kurdisur dhe ne kërkojmë pastrimin e situatës. Ose të regjistrohet me rezultat 3:0 për ne, ose të përsëritet. Përndryshe ne jemi të vendosur të shkojmë deri në fund dhe të kërkojmë ndihmë edhe nga instancat ndërkombëtare nëse është nevoja”, përfundoi Shaqiri. Ndërkohë nga FFM-ja, nuk shpejtojnë në nxjerjen e përfundimit për rastin në fjalë, vetëm se cekin se të dyja ekipet do të dorëzohen para komisionit disiplinor. “Pas grumbullimit të të gjitha fakteve, do të ngremë proces disiplinor kundër skuadrës së Teteksit dhe asaj të Shkëndijës. Teteksi do të përgjigjet për organizimin e dobët të ndeshjes, ndërsa Shkëndija do të përgjigjet për braktisjen e fushës para kohe”, deklaroi komisari i garave pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *