Home / Sport / Tetova pret Ligën Rajonale në volejboll

Tetova pret Ligën Rajonale në volejboll

“Kjo është në sfidë e re për ne, pas gjithë atyre sukseseve dhe organizimeve që kishim dy vitet e fundit. Kjo garë ka shumë rëndësi, për më shumë nga fakti se ne me gjithë skuadrat tjera pjesëmarëse jemi të vendosur që t’ia arrijmë qëllimit të premierës së suksesshme të këtij kompeticioni. Tani ne si qytet i Tetovës kemi përgjegjësinë t’ia dalim me sukses në organizimin e turneut të dytë, ku shpresojmë të dalim me sukses edhe në aspektin organizativ edhe në atë të rezultateve me ekipin tonë”, deklaroi trajneri i KV Shkëndijës, Durim Luma.

Duke filluar prej të premten, qyteti i Tetovës do të presë turneun e dytë të Ligës Rajonale të Ballkanit në Volejboll. Pjesë e kësaj lige si që dihet prej më parë janë Shkëndija e Tetovës, Studenti i Tiranës, Brçko e Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe Buduçnosti i Podgoricës së Malit të Zi. Me qëllim që skuadrave mos tu shkaktohen harxhime më të mëdha, kjo ligë organizohet në formë të turneve që zhvillohen në organizim të secilës skuadër nga një herë. Turneu i parë u zhvillua në fillim të muajit në Podgoricë të Malit të Zi dhe pas tre ndeshjeve të para Buduqnosti udhëheq renditjen me 9 pikë, ndërsa Studenti, Brçko dhe Shkëndija kanë nga tre pikë te fituara. Tani në pritje të turneut të dytë, Tetova duket e gatshme për të pritur këtë eveniment, që sipas organizatorëve është tepër i rëndësishëm. “Kjo është në sfidë e re për ne, pas gjithë atyre sukseseve dhe organizimeve që kishim dy vitet e fundit. Kjo garë ka shumë rëndësi, për më shumë nga fakti se ne me gjithë skuadrat tjera pjesëmarëse jemi të vendosur që t’ia arrijmë qëllimit të premierës së suksesshme të këtij kompeticioni. Tani ne si qytet i Tetovës kemi përgjegjësinë t’ia dalim me sukses në organizimin e turneut të dytë, ku shpresojmë të dalim me sukses edhe në aspektin organizativ edhe në atë të rezultateve me ekipin tonë”, deklaroi trajneri i KV Shkëndijës, Durim Luma. Organizatorët njoftojnë se gjithçka është gati për të nisur turneu në Tetovë, ndërsa starti është paraparë për të premten në orën 19:00 me takimin Brçko-Buduçnost. Nga ora 21:00 Shkëndija takohet me Studentin. Të shtunën Studenti ndeshet me Buduçnostin në orën 16:30, ndërsa dy orë më vonë Shkëndija përballet me Brçkon. Mbyllja e turneut të dytë që do të zhvillohet në Tetovë pritet të bëhet të dielen me ndeshjet e të ashtuquajturës xhiroja e gjashtë, kur në orën 11:00 Brçko takohet me Studentin, ndërsa nga ora 13:00 Boduçnosti do të luajë me Shkëndijën.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *