Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë, konflikt para një diskoje, një i plagosur

Tetovë, konflikt para një diskoje, një i plagosur

30 dhjetor-Policia informoi për incidentin, duke theksuar se gjatë kësaj përleshje është plagosur 21 vjeçari me inicialet S.J, nga Tetova, i cili jeton dhe punon në Dizeldorf të Gjermanisë. Ai kishte ardhur për pushime pranë familjes së tij.

Një person është plagosur gjatë një rrahje dhe të shtënave me armë që kanë ndodhur mbrëmë në Tetovë para diskos “Shkorpions”.

Policia informoi për incidentin, duke theksuar se gjatë kësaj përleshje është plagosur 21 vjeçari me inicialet S.J, nga Tetova, i cili jeton dhe punon në Dizeldorf të Gjermanisë. Ai kishte ardhur për pushime pranë familjes së tij.

Ngjarja ka ndodhur kur 21 vjeçari është zënë me një 32 vjeçar derisa ishin në disko. Konflikti më pas ka shpërthyer në oborrin e diskos, kur në një moment 32 vjeçari ka shkrepur armën kundër 21 vjeçarit, duke e plagosur në dorë. I plagosuri ka arritur që të shmanget nga vendi i ngjarjes dhe më pas është dërguar në Spitalin e Tetovës. SPB në Tetovë ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e këtij incidenti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *