Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë, vajza e mitur i çonte stoli ari të dashurit për të forcuar lidhjen e tyre

Tetovë, vajza e mitur i çonte stoli ari të dashurit për të forcuar lidhjen e tyre

Policia e Tetovës ka ndaluar një 17 vjeçar nga Bogovina, i cili përmes formave të ndryshme të mashtrimit kishte arritur që të përfitojë stoli ari, nga një vajzë e mitur, të cilën e konsideronte të dashur.

Sipas zëdhënësit të SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski, personi i ndaluar ka arritur që nga muajit i kaluar deri gjatë ditëve të fundit të përfitojë stoli ari me vlerë prej mbi 8 mijë euro.

Rasti është denoncuar pranë organeve policore nga vajza e mitur dhe babai i saj, të cilët kanë informuar se djali fillimisht kishte arritur që të mashtrojë të miturën, duke e bërë të dashur dhe më pas e ka kërcënuar dhe urdhëruar ate që ti çonte stoli ari nga shtëpia e saj. Por, djaloshi gjithashtu është paraqitur pranë organeve të rendit, duke theksuar se vajza e mitur vullnetarisht dhe pa presione i dërgonte stoli ari, për të përforcuar lidhjen e tyre të dashurisë. Policia e Tetovës theksoi se do të ndriçoj rastin dhe do të nxjerrë autorin përgjegjës para drejtësisë. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *