Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Platforma e PDSH rregullon problemet e shqiptarëve

Thaçi: Platforma e PDSH rregullon problemet e shqiptarëve

Në takimin informative me anëtarësinë në rajonin e Strugës, Partia Demokratike Shqiptare, ka realizuar disa takime të tilla në Kalishtë, Livadhi dhe në Strugë.

Anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj Partie, iu folën deputetet Zijadin Sela dhe Bekim Fazliu, ndërsa interesim më i madh ishte vetë paraqitja e kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçit.

PDSH ka mbajtur takime informative në zonën e Strugës ku kanë qenë të pranishëm kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi, si dhe deputetët Zijadin Sela dhe Bekim Fazliu.

Deputeti Zijadin Sela në takimet në Kalishtë, Livadhi dhe Strugë ka folur për zhvillimet aktuale në Maqedoni dhe dëmin që po pësojnë shqiptarët nga qeverisja aktuale.

“Me këtë garniturë politike në pushtet, nuk është realizuar asnjë premtim për shqiptarët; përdorimi i gjuhës është ndarë në dy kategori; përdorimi i flamurit të cunguar flet vetëvetiu mjaft, e për këtë shembull e kemi se si u veprua në Çair, kur e panë se si duket flamuri i cunguar për nga përmasat, mandej edhe përqindja e popullatës është bërë kusht për përdorimin e flamurit kombëtar. Sa i përket Strugës, për 8 vite nuk është bërë asgjë, pos uzurpimit të plazheve dhe sjelljes së deponisë shumë afër qytetit që rrezikon edhe me epidemi. Është premtuar hekurudha deri në Strugë e shumë e shumë gjëra të tjera por nuk janë realizuar. Struga dhe struganët më në fund duhet të ndërgjegjësohen, nëse ndokush ka punuar mirë, ata dinë ta shpërblejnë, por nëse jo ate duhet ndëshkuar”, ka theksuar deputeti Sela.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në paraqitjen e tij para anëtarëve të kësaj partie, në fillim theksoi se BDI, nuk e bllokon buxhetin, por gjoja mundohet ta bllokojë ligjin për branitellat.

“Lidhur me anëtarësimin në BE, është gënjeshtër e kulluar e Teuta Arifit, që Maqedonia kurrë nuk ka qenë më afër BE-së”, ka theksuar Thaçi.

Sipas tij, platforma e PDSH-së është ajo që rregullon problemet e shqiptarëve, sepse Marrëveshja e Ohrit është zbehë aq shumë sa që fare nuk ekziston.

“Partia Demokratike Shqiptare, kurrë nuk do të mbështesë një platformë anti NATO, anti BE dhe antishqiptare. Partia Demokratike Shqiptare synon që të legjitimojë dhe ta realizojë Platformën e vet në të mirë të shqiptarëve”, theksoi mes tjerash Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *