Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Në Maqedeoni shkilen të drejtat e shqiptarëve

Thaçi:Në Maqedeoni shkilen të drejtat e shqiptarëve

28 dhjetor- Nuk pajtohem me politikën artificiale, virtuale dhe mashtruese që bën opozita maqedonase se në Maqedoni ka probleme të drejtave të qytetarëve.ndoshta, por këto janë probleme shumë të vogla. Në Maqedoni ka problem me të drejtat etnike të popullit shqiptarët të cilat në mënyrë të pamëshirshme shkelen nga ana e qeverisë. Unë mendoj se opozita maqedonase dhe qeveria ende refuzojnë ta kenë të qartë se atyre për të pasur një shtet normal u duhet marrëveshje e re politike padyshim veç shqiptarëve”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në fjalimin para Vitit të Ri para anëtarëve partiakë deklaroi se edhe krahas ngjarjeve të fundit në Kuvend deputetët e kësaj partie mbeten në Parlament.

“Nuk dua të kontestoj që dikush të jetë shef i të gjitha partive opozitare të Maqedonisë, por dua ta kontestoj momentin e disa partive të vogla politike të shqiptarëve të cilat quhen opozitë. Hyrja në një tabor të tillë të opozitës së Maqedonisë u konteston tani më të flasin për të drejtat e shqiptarëve”, deklaroi Thaçi.

Lideri i PDSH-së tha se pret fitore në zgjedhjet lokale të caktuara për në mars të vitit të ardhshëm, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në gjashtë muajt e parë të vitit 2013.

Në lidhje me aktivitetet partiake, sipas tij ky ka qenë vit i humbjeve të mëdha për PDSh-në për shkak të vdekjes së Arbën Xhaferit, por edhe shumë i rëndësishëm për konsolidimin partiak. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dënoi dhunën e ushtruar ndaj deputetëve maqedonas në parlament ditë më parë, por tha se ai nuk do të bëhet pjesë e skenarit virtual të LSDM-së. Thaçi akuzoi opozitën maqedonase se manipulon kur flet për shkelje të drejtave të qytetarëve pasi në Maqedoni problemi real është ai i shkeljes së të drejtave të shqiptarëve.
“Kur ne bënim bojkote të institucioneve sulmoheshim nga qeveritë e Maqedonisë ndërsa opozita këto bojkote i përcillte me zgërdhije. Nuk pajtohem me politikën artificiale, virtuale dhe mashtruese që bën opozita maqedonase se në Maqedoni ka probleme të drejtave të qytetarëve.ndoshta, por këto janë probleme shumë të vogla. Në Maqedoni ka problem me të drejtat etnike të popullit shqiptarët të cilat në mënyrë të pamëshirshme shkelen nga ana e qeverisë. Unë mendoj se opozita maqedonase dhe qeveria ende refuzojnë ta kenë të qartë se atyre për të pasur një shtet normal u duhet marrëveshje e re politike padyshim veç shqiptarëve”, deklaroi Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *