Home / Lajme / Maqedoni / Themelohet dega e RDK-së në Kërçovë, kryetar zgjidhet Xheladin Rushiti

Themelohet dega e RDK-së në Kërçovë, kryetar zgjidhet Xheladin Rushiti

10 dhjetor-Kreu i RDK-së Rufi Osmani në fjalën përshëndetëse, duke uruar kryetarin dhe anëtarët e kryesisë së porsazgjedhur të degës së RDK-së në Kërçovë, foli edhe për unitetin e partive shqiptare në komunat ku kandidatët shqiptarë për zgjedhjet lokale të radhës janë të rrezikuar.

Të dielën, në Kërçovë u themelua dega e RDK-së dhe strukturat udhëheqëse, ku me votim unanim, kuvendarët zgjodhën për kryetar të degës Xheladin Rushitin.

“Ju falënderoj për praninë në këtë kuvend, ju falënderoj bashkëvendësve dhe bashkëmendimtarëve për besimin që më dhatë dhe uroj që bashkërisht të kemi shumë suksese. Ju siguroj që do të punoj si deri më tani, duke konsultuar dhe marrë çdo shqyrtim, çdo veprim të përbashkët”, theksoi kryetari i porsazgjedhur i degës së RDK-së në Kërçovë, Xheladin Rushiti. Ai potencoi se RDK është e gatshme për bashkëpunim me partitë tjera shqiptare për një Kërçovë të bashkuar me një kandidat të denjë shqiptar.

Në kuvendin e Kërçovës, kreu i RDK-së Rufi Osmani në fjalën përshëndetëse, duke uruar kryetarin dhe anëtarët e kryesisë së porsazgjedhur të degës së RDK-së në Kërçovë, foli edhe për unitetin e partive shqiptare në komunat ku kandidatët shqiptarë për zgjedhjet lokale të radhës janë të rrezikuar. Ai potencoi se RDK në parim ka mbajtur qëndrim konzistent që në komunat ku kandidatët shqiptarë janë të rrezikuar, të përkrahen kandidaturat e partive politike të cilat kanë rezultat zgjedhor më të lartë.

“Në rastin konkret ne do të mbështesim kandidatin që do të zgjedhë BDI për Komunën e Kërçovës, edhe atë pa ndonjë kërkesë specifike. Kërkojmë që ai kandidat të jetë një simbol i dijes, nderit, përvojës dhe unitetit, kandidat i cili do të zgjedhë problemet e shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kërçovës, në veçanti qytetarët shqiptarë”, theksoi Osmani për të shtuar se flamuri kombëtar shqiptar në Komunën e Kërçovës, të mos valojë vetëm përreth rrugëve lokale dhe regjionale, të mos valojë vetëm në fshatra e male, por ai të vendoset në qendër të Kërçovës dhe para Komunës së Kërçovës.

Në Kuvendin themelues të degës së RDK-së në Kërçovë, mori pjesë edhe kryetari i degës së RDK-së të Gostivarit Afrim Iljazi.

Rilindja Demokratike Kombëtare do të vazhdojë me strukturimin e saj edhe në komunat tjera të banuara me shqiptarë, ndërsa në vijim e sipër janë përgatitjet për Kongresin e parë të partisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *