Home / Sport / Trajneri i Santos: Neimar bën vetëm për Barçën!

Trajneri i Santos: Neimar bën vetëm për Barçën!

Trajneri i Santos, Murisi Ramajho, mendon se është natyrale që Neimar të përflitet si një përforcim i të ardhmes së Barcelonës, pasi kjo skuadër ka stilin më të përafërt të lojës me ekipin brazilian, ndërsa Real Madrid “luan një tjetër lloj futbolli”. Ai mendon se ndoshta një ditë, Neimar dhe Mesi, “dy më të mirët në botë”, do të mund të luajnë së bashku.

“Neimar tani gjendet në vendin e katërt apo të pestë në botë, por pas Botërorit 2014 do të jetë në një nivel shumë të lartë. Të shohësh te Barcelona Neimar dhe Mesi bashkë do të jetë gjëja më e bukur e futbollit”, komentoi ai.
Ramajho mendon se futbolli i Barcelonës është i njëjtë me atë që praktikon Santos. “Barcelona është shumë e ngjashme me ne, i pëlqen të luajë futboll, prekja e topit, mendoj se për Neimar, ekipi më i mirë ku mund të luajë është Barcelona. Si janë gjërat sot, Barcelona është skuadra më e mirë për të, pasi Real Madrid luan një lloj tjetër futbolli”, tha ai.
Gjithsesi, trajneri mendon se sulmuesi duhet të vazhdojë të qëndrojë te Santos dhe të transferohet në Evropë vetëm pas Botërorit 2014. “Rruga e Neimar është Evropa, pas Botërorit. Neimar duhet të zgjedhë mirë klubin e tij të ardhshëm, por më e mira për të është Barcelona”.
Ai ka kujtuar se Mesi për të qenë lojtar i madh dhe për t’iu afruar emrave më të njohur të historisë së futbollit botëror, duhet të fitojë Kupën e Botës. Megjithatë, Ramajho është i bindur se argjentinasi do të vazhdojë të jetë fituesi i “Topit të Artë”.
“Ai po i afrohet më të mirëve, por i mungon Botërori. Nëse e fiton edhe atë, do të jetë në të njëjtin nivel me Pele dhe Maradona. Aktualisht si Mesi nuk është askush. Iniesta është ndër më të mirët në botë, por mendoj se Mesi e fiton lehtësisht “Topin e Artë”, pasi po vazhdon të thyejë të gjithë rekordet dhe është një lojtar që do të vazhdojë të bëjë gjëra të paharrueshme”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *