Home / Lajme / Maqedoni / Tre skenare për Maqedoninë edeh Greqia në Fondin gjerman të Marshallit

Tre skenare për Maqedoninë edeh Greqia në Fondin gjerman të Marshallit

15 dhjetor-Në të tretin, për Greqinë skenar optimist parashikohet nga Fondi gjerman i Marshallit të SHBA-së, vendi do të merrte ndihmë të mjaftueshme nga Bashkimi Evropian të dalë nga kriza, ta ruajë ndikimin në BE, si dhe t’i përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në dhe me Kinën, sipas analizës, do të thoshte edhe pranim të Maqedonisë dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Fondacioni Fondi gjerman i Marshallit të SHBA-së publikoi analizë për situatat në rajon e Detit Mesdhe, në të cilën, mes tjerash, përpunon tre skenare për zhvillimin e situatës në Greqi, dhe për marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Analiza parashikon situatë në të cilën Greqia e braktis Bashkimin Evropian dhe ballafaqohet me zhvillim të të ngjarjeve, pastaj skenar për braktisjen e eurozonës, por mbetejen në BE, dhe e treta skenar me të cilin Greqia arrin ta tejkalojë krizën.

Autorë të kësaj pjese të analizës janë Teodor Koulumbus, Tanos Dokos, Dimitris Kacikas dhe Dimitris Sotiripulos, dhe ata në të vërtetë e përpunojnë analizën e qendrës greke Eliamep, në krye të të së cilës është Dokos, të publikuar në shkurt.

Sipas vlerësimeve të analistëve grek, kriza në Greqi ka pasoja serioze për tërë rajonin ballkanik, por madje edhe të mos vihet te ajo, dobësimi i Greqisë do të ndjehet përtej kufijve të saj.

Konkretisht për kontestin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, në zgjidhjen e parë të mundshme, që parashikon braktisjen e Greqisë nga Bashkimi Evropian, radikalizim të gjendjes në vend dhe kthimin e saj në drejtim të Lindjes. edhe krahas kësaj që skenari i tillë do të thonte humbje të të drejtës së vetos në BE, analistët grek megjithatë paralajmërojnë se Greqia do ta ashpërsonte qëndrimin në kontestin ndaj Maqedonisë.

Skenari i dytë parashikon braktisje të eurozonës nga Greqia, por megjithatë qëndrim në BE, por “kushtimisht edhe në izolim”. Në kontestin për emrin, Greqia do të mund të ndjehet e detyruar të tërhiqet nga Marrëveshje e përkohshme nga viti 1995.

Në të tretin, për Greqinë skenar optimist parashikohet nga Fondi gjerman i Marshallit të SHBA-së, vendi do të merrte ndihmë të mjaftueshme nga Bashkimi Evropian të dalë nga kriza, ta ruajë ndikimin në BE, si dhe t’i përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në dhe me Kinën, sipas analizës, do të thoshte edhe pranim të Maqedonisë dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në analizën origjinale të ELIAMEP, e cila është shfrytëzuar si bazë për këtë pjesë të analizës së Fondit gjerman të Marshallit, ekspertët grek zgjidhjen e kontestit e shohin vetëm në, për Greqinë skenarin më të volitshëm, edhe atë, para së gjithash, përmes ndryshimit të pushtetit në Maqedoni dhe ardhjen në pushtet të, siç thonë “forcave të matura”.

Gjithashtu lexo

TI: Të tejkalohet problemi me harxhimet e rrugës nga deputetët

Transparency International dhe Qendra për analiza ekonomike kërkojnë nga Kuvendi të sjell ndryshime në Ligjin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *