Home / Sport / Treshja shqiptare:’Do bindim në kombëtare’

Treshja shqiptare:’Do bindim në kombëtare’

“Normal që jam i kënaqur që pas një kohe kthehem në ekipin kombëtar. Kam luajtur për kategoritë më të reja, përfshi U21 dhe tani për herë të parë do jem në kombëtaren senior, kuptohet të përbërë nga futbollistë të kampionatit të Maqedonisë. Është nder që së bashku me Nexhipin dhe Ejupin jemi në kombëtare, ku jemi të detyruar të përfaqësojmë denjësisht jo vetëm veten, por edhe klubin tonë Shkëndijën, si dhe gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Besoj se të tre do të arrijmë të jemi në nivel kundër Polonisë”, deklaron mbrojtësi shtatëlartë nga Shkupi, Sedat Berisha.

Tre futbollistët e Shkëndijës, të ftuar në kombëtaren e Maqedonisë për miqësoren me Poloninë më 14 dhjetor në Antali të Turqisë, janë të kënaqur me ftesën dhe porosisin se do të bindin seleksionuesin se nuk ka gabuar që i thiri në përfaqësuese. Ftesa në ekipin kombëtar është nder për çdo futbollist dhe ‘treshja’ e Shkëndijës nuk është përjashtim. “Çdo futbollist dëshiron të luajë në kombëtare, kështu që ne jemi të kënaqur që seleksionuesi Janevski ka vendosur të na grumbullojë për sfidën me Poloninë. Do jetë interesant për tu parë si do komponohet kjo kombëtare me futbollistë të kampionatit vendas, por që gjithsesi se ka kualitet. Do tentojmë të tregojmë lojë të mirë, për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive të ekipit kombëtar të Maqedonisë”, shprehet mesfushori kreativ i Shkëndijës së Tetovës, Nderim Nexhipi. Edhe mbrojtësi Sedat Berisha vlerëson pozitivisht grumbullimin, ndërsa pret paraqitje të mirë. “Normal që jam i kënaqur që pas një kohe kthehem në ekipin kombëtar. Kam luajtur për kategoritë më të reja, përfshi U21 dhe tani për herë të parë do jem në kombëtaren senior, kuptohet të përbërë nga futbollistë të kampionatit të Maqedonisë. Jam i gatshëm për këtë sfidë dhe shpresoj seleksionuesit t’i lë përshtypje pozitive nga sfida në Antali. Është nder që së bashku me Nexhipin dhe Ejupin jemi në kombëtare, ku jemi të detyruar të përfaqësojmë denjësisht jo vetëm veten, por edhe klubin tonë Shkëndijën, si dhe gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Besoj se të tre do të arrijmë të jemi në nivel kundër Polonisë”, deklaron mbrojtësi shtatëlartë nga Shkupi, Sedat Berisha. Për sulmuesin Muzafer Ejupi, sfida me Poloninë do të jetë mundësi e mirë për të vazhduar serinë e golave. Ai është golashënuesi më i mirë i Shkëndijës këtë sezon, kur ka realizuar 8 gola në kampionat, pesë në Kupë dhe një në turneun ndërkombëtar ‘Kupa Pavarësia’, ku Shkëndija zuri vendin e parë. “Kuptohet që shpresoj të vazhdoj serinë e golave. Pa keqkuptim, së pari besoj të tund rrjetën e Teteksit në fanellën ‘kuqezi’ me Shkëndijën, ku besoj të mundim rivalin e qytetit, ndërsa më pas do mendoj për kombëtaren. Normal do tentoj të shfrytëzoj maksimalisht hapsirat që do më jepen dhe do të ishte mirë që të arrij të realizoi”, përfundoi sulmuesi ‘kuqezi’ Muzafer Ejupi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *