Home / Lajme / Maqedoni / Tv Koha sonte me program ekskluziv

Tv Koha sonte me program ekskluziv

31 dhjetor-Oferta për ju të nderuar shikues të Tv Kohës, nuk përfundon me kaq. Ne pas këtij programi, ju sjellin premierën e programit tonë festiv me muzikë argëtuese. Në orën 22 fillon programi festiv I realizuar nga Tv Koha, me këngëtarë të njohur të estradës shqiptare nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Televizioni Koha sonte ne kuadër të programit festiv për ju të nderuar shikues ka përgatitur një propgram të pasur festiv dhe argëtues. Për shikuesit më të vegjël televizioni Koha ritransmeton edicionin e 12 të festivalit për fëmijë Bletëzat që fillon në ora 18.00. Ndërkaq, në orën 20, do të fillojmë me premireën e programit festiv të begatshëm me këngë dhe valle popullore e cila sjell traditën folklorike nga mbarë viset shqiptare. Kënga burimore shqiptare është ajo që mban gjallë shpirtin e një kombi dhe frekson memorien tonë duke reflektuar mbi të kaluarën tonë të betgatshme. Kësaj radhe për programi i përgatitur gati dy orë është realizuar me shoqërit kulturo-artistike Drita nga Bogovina, Shka Jahi Hasani nga Cegrani, dhe grupi I folklorit nga fshati Përshevcë dhe Tearcë.

Oferta për ju të nderuar shikues të Tv Kohës, nuk përfundon me kaq. Ne pas këtij programi, ju sjellin premierën e programit tonë festiv me muzikë argëtuese. Në orën 22 fillon programi festiv I realizuar nga Tv Koha, me këngëtarë të njohur të estradës shqiptare nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Televizioni Koha duke u uruar këtë natë të hareshme, ju dëshiron që në vitin e ardhshëm të keni shëndet, fat gëzime, harmoni, paqë mes veti dhe më shumë begati. Shikim të këndsshëm me programin tonë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *