Home / Lajme / Maqedoni / USHT i ndau çmimin Doctor Honoris Causa ministrit Davutoglu

USHT i ndau çmimin Doctor Honoris Causa ministrit Davutoglu

Ministri i Punëve të Jashtme Ahmet Davutogllu pasdite u shpall për Doktor nderi i shkencave Doctor Honoris Causa nga ana e udhëheqësisë së Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Tetovë, 21 dhjetor – Duke u falënderuar për titullin e marrë Davutogllu dërgoi mesazhe për paqe midis të gjithë qytetarëve në vend dhe e përsëriti përcaktimin e Turqisë për mbështetje të përhershme për Maqedoninë.

“Mua me të vërtetë më vjen mirë që sot kur sipas disa personave duhej të jetë fundi i botës unë jam këtu në Tetovë dhe mund të them se Turqia deri në fund të botës do ta mbështesë Maqedoninë. Për herë të dytë jam në Maqedoni dhe Tetovë dhe nga vizita ime e mëparshme në vitin 2005 ende kam shumë kujtime të mira nga vizita në Xhaminë e Larme dhe Teqenë e Tetovës. Mua çdoherë më kanë thirrë profesor dhe me të vërtetë më vinte shumë keq që kur hyra në politikë tanimë nuk më thirrin profesor por ministër për shkak se konsideroj se me të vërtetë puna në arsim është obligim shumë i rëndësishëm”, tha Davutogllu.

Vendimin e Senatit të USHT-së për ndarjen e titullit ministrit Davutogllu e lexoi prorektori për mësim Fehri Ramadani, ndërsa për rëndësinë e kësaj ngjarje për universitetin foli rektori Vullnet Ameti.

“Ministri Davutogllu ka kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit në Turqi dhe më gjërë gjatë kohë kur ka punuar si profesor dhe bashkëpunëtor në më shumë universitete botërore. Për shkak të të këtij kontributi të tij të madh si dhe kontributit në diplomaci ne si USHT ia japim këtët titull”, deklaroi Ameti.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *