Home / Sport / Vardari ‘fik’ Dritën

Vardari ‘fik’ Dritën

Ndeshja e cila duhej të luhet të dielën në Bogovinë, por për shkak të terenit të vështirë u anulua dhe u caktua të luhet të martën në stadiumin e qytetit në Tetovë, solli futboll interesant dhe nga një pjesë për secilën skuadër, por Vardari fiton 1:0 pasi realizoi gol me anë të Manevskit 3 minuta para fundit.

Drita është mundur në teren vendas me rezultat minimal 0:1 nga skuadra e Vardarit, të cilët me këto tre pikë siguruan titullin vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Ndeshja e cila duhej të luhet të dielën në Bogovinë, por për shkak të terenit të vështirë u anulua dhe u caktua të luhet të martën në stadiumin e qytetit në Tetovë, solli futboll interesant dhe nga një pjesë për secilën skuadër. Drita dominoi në fraksionin e parë dhe u kanos me anë të Mustafit, goditja e të cilit shkoi mbi portë, ndërsa pak më vonë nuk arrin të shënojë Nuhiu. Vardari në pjesën e parë nuk arrinte të lidhë lojën dhe kjo më shumë nga fakti se mesfusha e Dritës e dirigjuar nga Mustafi në kohë ndërprente aksionet e miqve, derisa shumë mirë ruante topin dhe furnizonte sulmin. Në këtë periudhë Dritës i mungonte ai moment final, aq i rëndësishëm në ndeshje të këtilla të rëndësishme. Pjesa e dytë nisi me tempo të njëjtë dhe të dyja ekipet provonin të sjellin dominim. Pas 10-15 minutave të para, në teren filloi të dominojë Vardari që shtypi Dritën në zonën e saj. Rast të mirë kishte Kostovski, por godet mbi portë, më vonë Vajs godet pranë portës pas assistit të Manevskit, ndërsa mundësinë e rradhës e kishte Himenez, tentimi i të cilit bllokohet nga mbrojtja venadase. Në fund të ndeshjes Drita lirohet nga presioni dhe del për të sulmuar portën kundërshtare në kërkim të fitores, ndërsa Vardari në ndërprerje kërkonte rastin e tij. Dhe pikërisht pas një topi të krosuar në zonë, Kostovski tentoi me gërshërë, ndërsa Basnarkov shpëton me forcat e fundit. Në vazhdim, pas harkimit nga këndi në topi arrin për Manevskin, që me goditje të fortë realizon për epërsi të Vardarit. Deri në fund Drita provoi të rrikthehet, por nuk arriti të bëjë një gjë të tillë edhe pse Mustafi kishte kanosje nga gjuajtja e lirë, ndërsa në sekondat e fundit Stankovski nuk reagon mirë pas një depërtimi të Nuhiut. Në fund tre pikët shkuan në konton e Vardarit, që mori fitore nga një takim ku Drita ndoshta meriotoi më shumë. Me këto tre pikë, ‘kuq e zinjtë’ nga Shkupi shpallen kampionë vjeshtorë me 35 pikë, 3 më shumë se Horizonti. Për skuadrën e Dritës është kjo disfata e gjashtë dhe tani bogovinasin me 23 pikë mbesin në vendin e shtatë në renditje.

Rezultatet e javës së 17-të:
Shkëndija 2:2 Napredoku
Drita 0:1 Vardari
Sileksi 1:0 Renova
Pelisteri 2:1 Teteksi
Metalurgu 2:1 Rabotniçki
Bregallnica 1:1 Horizonti

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *