Home / Sport / Vazhdon dominimi i Buduçnostit

Vazhdon dominimi i Buduçnostit

Liga Rajonale e Ballkanit në Volejboll

Prej të premten për tre ditë me rradhë në Tetovë është zhvilluar turneu i dytë i Ligës Rajonale të Ballkanit në Volejboll. Katër skuadrat pjesëmarëse në këtë edicion debutues të kësaj lige, Shkëndija e Tetovës, Studenti i Tiranës, Jedinstvo Brçko e Bosnjës e Hercegovinës si dhe Buduçnosti i Podgoricës së Malit të Zi sollën performansë të shkëlqyeshme që kënaqi publikun e pranishëm në palestër. Në ndeshjet e sotme Jedinstvo mundi Studentin e Tiranës me rezultatin 3:0, ndërsa Buduçnosti mundi maksimalisht 3:0 Shkëndijën. Paraprakisht të shtunën Studenti i shkaktoi Buduçnostit disfatën e parë në këtë turne, duke e mundur 3:0, ndërsa Jedinstvo me të njëjtin rezultat fitoi Shkëndijën. Ndërkohë në ndeshjet e të premtes Buduçnosti i Malit të Zi mundi ekipin boshnjak Jedinstvo me rezultatin 3:1, ndërsa Studenti i Tiranës fitoi 3:0 përballë Shkëndijës së Tetovës. Pas gjashtë xhirove të zhvilluara në Ligën Ballkanike të volejbollit, renditjen tabelare e udhëheq Buduçnosti me 15 pikë, Studenti dhe Jedinstvo kanë nga 9 pikë, ndërsa në pozitën e fundit është Shkëndija me vetëm tre pikë të fituara.

Rezultatet e të premtes:
Jedinstvo – Buduçnost 1-3 në set 25-20, 24-26, 21-25 dhe 18 -25
Studenti – Shkëndija 3-0 në set 25-19, 25 13 dhe 25:18
Rezultatet e të shtunës:
Studenti – Buduqnosti 3-0 në set 26:24, 25:17 dhe 25:18 dhe
Jedinstvo – Shkëndija 3:0 në set 25:11, 25:15 dhe 25:15.
Rezultatet e të dielës:
Jedinstvo – Studenti 3:0 25:21, 25:21, 27:25
Buduqnost – Shkëndija 3:0 25:23, 25:15, 25:22.

Renditja:
Buduçnosti…….15 pikë
Studenti……….9 pikë
Jedinstvo………9 pikë
Shkëndija………3 pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *