Home / Lajme / Maqedoni / Veljanoski shpreh keqardhje për largimin e gazetarëve, do të kërkojë të konfirmohet përgjegjësia

Veljanoski shpreh keqardhje për largimin e gazetarëve, do të kërkojë të konfirmohet përgjegjësia

26 dhjetor-Të përkujtojë se në fillim gazetarët pa kurrfarë ndalese ishin prezent në galerinë nga salla plenare. Pasi që ndodhi incidenti i parë, kur edhe unë si kryetar i Kuvendit u sulmova, kur u dëmtuar edhe teknika, ndërsa sigurimi e kishte patjetër të më nxjerrë nga salla plenare, sigurimi kompetent kuvendor duke pasur parasysh se galeria në fakt është pjesë e sallës plenare ka sjellë vlerësim se galeria duhet të zbrazet që të mos ndodh ndonjë incident më i madhe”, thuhet në deklaratën me shkrim të kryetarit të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski sot shprehu keqardhje që gazetarët janë larguar nga galeria kuvendore para fillimit të seancës më 24 dhjetor, duke theksuar se vendimin për këtë e ka marrë sigurimi kompetent kuvendor që të mos vijë deri në incident më të madh. Do të kërkojë sillet procedurë nga institucionet kompetente që të konfirmohet përgjegjësia për ngjarjen.

“Ajo që posaçërisht dua ta theksoj është fakti se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë si institucion çdoherë ka qenë në mënyrë maksimale transparent, ndërsa unë personalisht, si kryetar çdoherë jam angazhuar dhe do të angazhohem për raport të hapur dhe para se gjithash profesional ndaj gazetarëve dhe mediave. Duke pasur parasysh se ishte paraljmëruar se opozita nuk do të lejojë që buxheti të miratohet dhe ishin të paralajmëruara protesta dhe incidente, në bazë të Ligjit të Kuvendit neni 43 kërkova nga sigurimi kuvendor të sigurojë rrjedhë të rregullt të seancës. Dëshiroj të përkujtojë se masat e nevojshme i planifikojnë dhe ndërmarrin pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit. Të përkujtojë se në fillim gazetarët pa kurrfarë ndalese ishin prezent në galerinë nga salla plenare. Pasi që ndodhi incidenti i parë, kur edhe unë si kryetar i Kuvendit u sulmova, kur u dëmtuar edhe teknika, ndërsa sigurimi e kishte patjetër të më nxjerrë nga salla plenare, sigurimi kompetent kuvendor duke pasur parasysh se galeria në fakt është pjesë e sallës plenare ka sjellë vlerësim se galeria duhet të zbrazet që të mos ndodh ndonjë incident më i madhe”, thuhet në deklaratën me shkrim të kryetarit të Kuvendit.

Për këtë vlerësim, shtoi Veljanoski, kur bëhet fjalë për prezencën e gazetarëve, si kryetar shpreh keqardhje.

“Do të kërkojë të sillet procedurë nga institucionet kompetente të konfirmohet përgjegjësia për ngjarjen, me ç’rast dua që edhe një herë të apelojë se edhe mëtej do të angazhohem për transparencë maksimale në Kuvend. Ndërkohë pres t’i vazhdojmë raportet lartë të zhvilluara me gazetarët dhe mediat duke e vlerësuar raportin profesional dhe gjithsesi rolin e tyre përgjegjës në shoqëri”, theksoi kryetari i dhomën ligjdhënëse Trajko veljanoski

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *