Home / Lajme / Maqedoni / Vendosen kupolat mbi godinën e Kuvendit

Vendosen kupolat mbi godinën e Kuvendit

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë merr pamje të re me vendosjen e një kupole të madhe dhe dy të vogla. Kupolat e vogla ndodhen në pjesën e sendërtimit të Kuvendit, e cila do të ketë 88 hapësira punuese dhe gjashtë salla për komisione.

Shkup, 3 Dhjetor – Dy salla që ndodhen në skajet e fasadës përpara e Kuvendit janë mbuluar me kupolat e vogla, të cilat janë me diametër prej gjashtë metrash dhe lartësi prej tre metrash.

Në mesin e Kuvendit po punohet në sendërtimit në të cilën lidhet salla e madhe prej gjashtëqind metra katrorë dhe ajo është e mbuluar me kupolën e madhe me diametër prej 32 metra dhe lartësi prej dhjetë metra.

Qelqi i të dy kupolave të vogla komplet është vendosur, ndërsa kupolës së madhe tashmë 90 për qind e qelqit i janë vendosur, të tjerat janë në fazën e vendosjes. “Kupola e madhe punohet nga dy lloje të qelqeve.

Në zonën e poshtme kemi qelq më të errët, në zonën e epërme është me ngjyrë më të hapur dhe lidhja e tyre e formon shkronjën ‘M’ në tre vende. Projektet për rregullimin e enterierit të sallave punohet edhe në sallat e vogla dhe sallën e madhe”, deklaroi për MIA-n akritektja e Kuvendit Biljana Ivanovska. Kupolat e vogla dhe konstruksioni i çelikut janë të punuara nga firma e Maqedonisë “Fakom”. Qelqet janë nga firma “Lanik” nga Spanja.

Për kupolën e madhe, konstruksioni i çelikut dhe qelqet janë nga firma spanjolle “Lanik. Qelqet e kupolave vendoset në formë të trekëndëshit. Salla e parë nën kupolën e vogël që shihet në të djathtë të hyrjes kryesore të Kuvendit së shpejti do të vendoset në funksion. Ivanovska thotë se sendërtimi, përforcimi dhe adaptimi i objektit të Kuvendit po zhvillohen sipas të plaifikuarës dhe se kanë përfunduar rreth 70 për qind e punëve.

Në periudhën kur Kuvendi nuk do të punojë për shkak të zgjedhjeve lokale në mars do të punohet në përforcimin rreth hyrjes së quajtur “Vinar” nga ana e rrugës “Dame Gruev”, për shkak se këtu gjindet edhe hyrja kryesore për sallën parlamentare. Rikonstruksioni i objektit të Kuvendit filloi në prill të vitit 2012, ndërsa planifikohet të përfundojë në nëntor të vitit të ardhshëm.

Me këtë projekt parashihen realizim i 3.900 metra katrorë të reja dhe adaptim i 840 metra katrorë. realizues i punëve është firma e ndërtimtarisë “Beton” SHA Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *