Home / Lajme / Maqedoni / Vetëm 1,5 tonë e miellit serb me mikotoksine ka përfunduar te prodhuesit e Maqedonisë

Vetëm 1,5 tonë e miellit serb me mikotoksine ka përfunduar te prodhuesit e Maqedonisë

14 dhjetor-Maqedonia sot do ta dërgojë shkresën me të cilën do ta njoftojë Serbinë se në tregun tonë janë gjetur disa sasi të caktuara të miellit prej misri me aflatoksinë të lartë. Sipas Runtevskit, misri i kontaminuar nga Serbia nuk është shfrytëzuar për prodhimin e smokive vendorë.

Rreth 1,5 tonë ose tre deri katër për qind të miellit serb me mikotoksine e distribuaar me marketet e Maqedonisë në paketime prej 500 dhe 750 gramë ka përfunduar te konsumatorët dhe me siguri është përdorur për ushqim të njerëzve, për përpunimin e prodhimeve furrtare. Tetë tonë të tjera janë tërhequr nga qarkullimi deklaroi sot drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterineri, Dejan Runtevski.

Gjoba do të ketë nëse përcaktohet faji te importuesit. Por, sipas njohurive të deritanishme, dërgesat kanë arritur me rezultate valide për rregulli nga Serbia që konfirmojnë se mielli ka qenë në rregull.

“Shërbimet kompetente serbe duhet të na tregojnë se pse rezultatet e analizave kanë treguar mungesën e aflatoksinës, nëse për momentin kur janë marrë ekzemplarët e miellit ka qenë i drejtë duke e pasur parasysh se sasia e aflatoksinës rritet në rast të deponimit jopërkatës. Do të thotë është e mundur analizat të kenë qenë negative, ndërsa në ndërkohë, në miell të jenë ngritur vlerat e mikotoksineve nëse ruajtja nuk ka qenë siç duhet”, tha Runtevski.

Maqedonia sot do ta dërgojë shkresën me të cilën do ta njoftojë Serbinë se në tregun tonë janë gjetur disa sasi të caktuara të miellit prej misri me aflatoksinë të lartë. Sipas Runtevskit, misri i kontaminuar nga Serbia nuk është shfrytëzuar për prodhimin e smokive vendorë.

Agjencia për ushqim dhe veterineri i filloi kontrollet me kontrollimin e misrit të ngrirë për ushqim të njeriut. Rezultatet treguan mungesën e aflatoksinit. Por, për shkak të gjendjes aktuale në Serbi, kontrollet janë zgjeruar edhe në pjesën e prodhimeve të misrit – mielli i misrit.

Bëhet fjalë për 40 tonë miell misri i importuar disa herë nga tre firma të ndryshme në Serbi, por vetëm 10 tonë janë lëshuar në qarkullim.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *