Home / Lajme / Maqedoni / Vetëvritet 88 vjeçari në Tetovë

Vetëvritet 88 vjeçari në Tetovë

Pistoleta dhe gëzhojë janë marrë për hetim ndërsa poashtu është bërë parafinë me personat të cilët në atë moment kanë qenë në shtëpi. Me urdhër të gjykatësit hetues trupi është dërguar për obduksion”, njofton Policia e Tetovës, e cila nuk ka dhënë sqarime për motivet e kësaj vetëvrasje.

88 vjeçari nga Tetova S.L, të enjten pasdite rreth orës 17.00 shtë verëvrarë me armë zjarri, gjegjësisht me pistoletë të kalibrit 9 milimetër. “Vetëvrasjen e ka kryer në njërën nga dhomat e shtëpisë, ndërsa e kanë gjetur më të afërmit të cilët e kanë dëgjuar krismën dhe rastin e kanë paraqitur në Policinë e Tetovës. Pas hetimeve të gjykatësit hetues, prokurorit publik dhe mjekut nga mjekësia ligjore është konstatuar vdekja e tij. Pistoleta dhe gëzhojë janë marrë për hetim ndërsa poashtu është bërë parafinë me personat të cilët në atë moment kanë qenë në shtëpi. Me urdhër të gjykatësit hetues trupi është dërguar për obduksion”, njofton Policia e Tetovës, e cila nuk ka dhënë sqarime për motivet e kësaj vetëvrasje. Ndërkaq, ky është rasti i gjashtë i vetëvrasjes në Tetovë, ndërsa deri më tani janë rregjistruar edhe 25 tentime për vetëvrasje. Gjatë vitit të kaluar në Tetovë u rregjistruan 9 vetëvrasje dhe 32 tentime për vetëvrasje.(U.H)
TV KOHA
Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *