Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE-ja kërkon që Zaevi të kërkojë falje dhe të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike

VMRO-DPMNE-ja kërkon që Zaevi të kërkojë falje dhe të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike

27 dhjetor-“VMRO-DMPNE-ja është e rrezikuar nga paralajmërimet e nënkryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, në të cilat ai kërcënohet se do të ketë të shtëna. Zoran Zaev e tha atë që ne jemi në dijeni, ndërsa LSDM-ja provon që ta fshehë. Ata po përgatisin kaos, dhunë dhe rrahje. Ata po kërcënohen me të shtëna. Sidoqoftë, në ditët e fundit kemi parë shumë konflikte fizike që i kanë bërë anëtarët e LSDM-së”, kumtoi VMRO-DPMNE-ja.

VMRO-DPMNE-ja qeveritare vlerësoi se nënkryetari i LSDM-së Zoran Zaev me deklaratën e tij të djeshme “se do të ketë të shtëna” e ka zbuluar skenarin më të fuqishëm të partisë opozitare. Kërkoi që Zaev t’u kërkojë falje të gjithë qytetarëve dhe të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike që i kryen.

“VMRO-DMPNE-ja është e rrezikuar nga paralajmërimet e nënkryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, në të cilat ai kërcënohet se do të ketë të shtëna. Zoran Zaev e tha atë që ne jemi në dijeni, ndërsa LSDM-ja provon që ta fshehë. Ata po përgatisin kaos, dhunë dhe rrahje. Ata po kërcënohen me të shtëna. Sidoqoftë, në ditët e fundit kemi parë shumë konflikte fizike që i kanë bërë anëtarët e LSDM-së”, kumtoi VMRO-DPMNE-ja.

Sipas partisë qeveritare, Zyev në reagimin e tij ka pranuar për autenticitetin e bisedës telefonike, por ka kërkuar që ta kthejë të vërtetën. “Zoran Zaev qartë thotë se do të qëllohet dhe e zbulon skenarin dhunues që e planifikon LSDM-ja. Shumë është e dukshme se Zoran Zaev me reagimin e tij i nënvlerësoi qytetarët dhe provoi të manipulojë me to. Nëse ai është sjellë i pamjaftueshëm dhe ka folur atë që nuk guxon, mos të mendojë se qytetarët janë të pakujdesshëm dhe se nuk e kanë kuptuar çka flet. Në bisedën telefonike me gazetarët, Zoran Zaev, duke menduar se gazetari është anëtar i LSDM-së nga Kriva Pallanka, ndërsa pastaj kërcënimi se do të ketë të shtëna, tregon se kur do të vijë koha, të gjithë anëtarët do të marrin detyra dhe drejtime. Me këtë ai vetëm konfirmoi se anëtarët e LSDM-së do të marrin detyrë dhe drejtime, të ketë të shtëna”, thekson VMRO-DPMNE-ja.

Nga partia qeveritare theksojnë se Zaev në reagimin e tij ka gënjyer dhe këtë e ka bërë që të mendojë çfarëdo arsyetimi.

“Në incizim qartë thotë se LSDM-ja nuk do të dalë në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa nëse VMRO-DPMNE-ja shkon vetë, do të ketë të shtëna. Ai në të vërtetë u kërcënua me të shtëna, që VMRO-DPMNE-ja të mos shkojë në zgjedhje. Ky është një tentim klasik i Zoran Zaevit dhe LSDM-së që të pastrohen nga përgjegjësia e fjalëve të rënda dhe ta fshehin nga opinioni skenarin për krijimin e kaosit. VMRO-DPMNE-ja bën thirrje, që në vend se Zoran Zaevi të shërbehet me manipulime të lira, të dalë para popullit të Maqedonisë dhe të kërkojë falje. Pas kësaj deklarate të turpshme ai duhet të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike të cilat i kryen”, thekson VMRO-DPMNE-ja në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *