Home / Sport / Volejboll, Shkëndija maksimalisht ndaj Kumanovës

Volejboll, Shkëndija maksimalisht ndaj Kumanovës

Shkëndija e Tetovës solli fitore të sigurtë me rezultat maksimal 3:0 përballë Kumanovës.

Fundjava që lamë pas ka sjellë ndeshjet e javës së 8-të në Ligën e Parë të v olejbollit në konkurencë të meshkujve dhe femrave. Tek meshkujt, Shkëndija e Tetovës solli fitore të sigurtë me rezultat maksimal 3:0 përballë Kumanovës. Djelmoshat e Durim Lumës dominuan prej në start dhe avansuan 1:0, pas setit të parë që e mbyllën me rezultatin 25:9. Në vazhdim Kumanova përmirësoi lojën për një nuansë, mirëpo gjithsesi duke humbur edhe setin e dytë pranë rezultatit 25:16. Pamje të njëjta solli edhe seti i tretë, kur Shkëndija fitoi 25:15, duke mbyllur ndeshjen me fitore maksimale 3:0. Në ndeshjet tjera, Strumica s’kishte problem me Mavisin, të cilët i mundën 3:0, Borec Brako me të njëjtin rezultat fitoi Sushevën, ndërsa Vardari u mund në fushë të vet 1:3 nga Sinalko. Ekipi i Lirisë këtë javë ishte i lirë. Pas 8 javëve tabelën e udhëheq Strumica me efekt maksimal, Shkëndija është në pozitën e 4, ndërsa Lira zen vendin e 6-të.

Në konkurencë të femrave, disfatë e re e vajzave të Shkëndijës, që humbin 3:0 në transfertën me Makedonija Maksin. Volejbollistet e Makedonisë dominuan takimin, ndërsa Shkëndija arriti vetëm të rezistonteme 15 pikë në setin e parë, ndërsa në dy setet e ardhshme fitonte nga 16 pikë. Në takimet tjera, Universiteti Goce Dellçev mundi 3:0 Borec Brakon, Rabotniçki humbi në fushë të vet 1:3 nga Forca Volej, ndërsa Forshpedi 3:0 mundi Bami Korin. Pas 8 javëve të zhvilluara, pozita e parë mbahet nga Forca Volej që ka realizuar 8 fitore në 8 takime të luajtura.

Rezultatet:
Meshkujt:
Shkëndija-Kumanova 3:0,
Strumica-Mavisi 3:0,
Borec Brako-Susheva 3:0,
Vardari-Sinalko 1:3
Liria (e lirë).

Femrat:
Makedonija Maks-Shkëndija 3:0,
Un.G.Dellçev-Borec Brako 3:0,
Rabotniçki-Forca Volej 1:3,
Forshpedi-Bami Kori 3:0.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *