Home / Sport / Volejboll, Shkëndija mund 3:0 Sushevën

Volejboll, Shkëndija mund 3:0 Sushevën

“Jemi të kënaqur me lojën e treguar dhe performansën tonë në këtë duel. Susheva tentoi të na kundërvihet, mirëpo ekipi ynë tregoi se në këtë moment është më cilësor dhe mendoj se me meritë morëm fitoren. Duket se lojtarët e rrinjë çdo ditë fitojnë përvojë dhe përmirësojnë paraqitjet e tyre. Ky është një fakt që na gëzon dhe na bën optimistë për të ardhmen”, shprehet veterani i Shkëndijës, Durim Luma.

Pasi humbi tre ndeshje me rradhë në kuadër të Ligës Rajonale të volejbollit, skuadra e Shkëndijës u është kthyer me sukses detyrave të saj në kampionatin vendor. ‘Kuqezinjtë’ tetovarë me sukses arritën të kalojnë transfertën me Sushevën, ku shënuan fitore bindëse me rezultat maksimal 3:0. Shkëndija që në fillim dominoi takimin, duke avansuar 1:0, pasi morën setin e parë me rezultatin 25:19. Seti i dytë përsëri foli për Shkëndijën që avansoi 2:0 pas setit të marë pranë rezultatit 25:18. Dhe deri sa Susheva në dy setet e para deri diku arrinte të ketë deri diku rezistencë të denjë, në setin e tretë, Shkëndija demoloi vendasit duke marë setin me rezultat 25:7, për fitore maksimale 3:0. “Jemi të kënaqur me lojën e treguar dhe performansën tonë në këtë duel. Susheva tentoi të na kundërvihet, mirëpo ekipi ynë tregoi se në këtë moment është më cilësor dhe mendoj se me meritë morëm fitoren. Duket se lojtarët e rrinjë çdo ditë fitojnë përvojë dhe përmirësojnë paraqitjet e tyre. Ky është një fakt që na gëzon dhe na bën optimistë për të ardhmen”, shprehet veterani i Shkëndijës, Durim Luma. Kjo ishte fitorja e 4 e Shkëndijës në këtë sezon, duke u ngjitur në kuatën e 15 pikëve në pozitën e katërt në renditje. Ndërkohë skuadra e Lirisë nga Zherovjani është mundur me rezultat 2:3 në teren vendas nga Borec Brako. Miqtë dy herë ishin në epërsi në sete 0:1 dhe 1:2, mirëpo Liria po aq herë arriti të barazonte në 1:1 dhe 2:2, para se të humbë 12:15 setin e pestë, për disfatë 2:3 në këtë sfidë. Me këtë humbje Liria mbetet në vendin e gjashtë me 9 pikë, ndërsa Borec Brako është në pozitën e pestë me 13 pikë të tubuara.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *