Home / Lajme / Maqedoni / Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje në lagjen Kisela Vodë të Shkupit

Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje në lagjen Kisela Vodë të Shkupit

31 dhjetor-Siç konfirmoi MPB-ja, mbrëmë rreth orës 19:30 minuta në rrugën “Georgi Dimitrov”, pronarja e banesës 84-vjeçarja L.P ka denoncuar në polici se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri. E ndjera Violeta është gjetur me plagë në kokë nga një pistoletë.

Në lagjen Kisela Vodë të Shkupit mbrëmë vonë ndodhi një vrasje e dyfishtë. Tridhjetë e katër vjeçari nga Shkupi Kiril Ristevski është i dyshuari për vrasjen e të fejuarës Violeta Talevska 27-vjeçare nga Shkupi, si edhe për një viktimë femër të paidentifikuar e cila është gjetur në automobilin e tij. Më vonë edhe Ristevski është gjetur i vetëvrarë.

Siç konfirmoi MPB-ja, mbrëmë rreth orës 19:30 minuta në rrugën “Georgi Dimitrov”, pronarja e banesës 84-vjeçarja L.P ka denoncuar në polici se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri. E ndjera Violeta është gjetur me plagë në kokë nga një pistoletë.

I dyshuar është i fejuari i saj Ristevski ku në automjetin me marka “Opel Astra” rreth orës 19:30 është gjetur një femër e vrarë, me plagë poashtu nga pistoleta në pjesën e kokës. Policia punon në konfirmimin e identitetit të personit.

Në oborrin e SHT “Krume Kepeski” në rrugën “Sava Kovaçeviq” rreth orës 23 policia e ka gjetur të dyshuarin Ristevski, me plagë nga armë zjarri, ndërsa afër tij është gjetur pistoleta që posedonte ai me leje.

Është kryer ekspertizë e të tre rasteve, ndërsa pas urdhërit të gjykatësit hetues kufomat janë dorëzuar në autopsi. Policia punon në konfirmimin e identitetit dhe në zbardhjen e plotë të rastit

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *