Home / Sport / Zenit, debat publik mes Hulk e Spaletit

Zenit, debat publik mes Hulk e Spaletit

Sulmuesi brazilian Hulk duket se i ka ditët të numëruara te skuadra e Zenit, pas debatit të fundit publik mes tij dhe trajnerit Luçiano Spaleti. Mes të dyve ka shpërthyer një polemikë publike gjatë ndeshjes së skuadrës ruse kundër Milanit, gjë që ka vazhduar edhe pas përfundimit të takimit.

10 minuta para fundit të ndeshjes, Spaleti vendosi të zëvendësonte sulmuesin 26 vjeçar, një vendim që duket se nuk i ka pëlqyer lojtarit të blerë për 40 milionë euro nga Porto gjatë merkatos së verës. Ai fillimisht ka refuzuar t’i shtrëngojë dorën trajnerit, ndërsa më pas ka bërë shenjë me duar në adresë të tij se nuk duronte më. Pas ndeshjes, ka ardhur edhe deklarata që me shumë mundësi i jep fund karrierës së tij në Rusi, ku ka shënuar vetëm 4 gola.
“Unë ndjehem mirë në Shën Petersburg, familja ime ndjehet mirë dhe djali im gjithashtu. Por nëse nuk zgjidhet situata me Spaletin, unë mund të largohem në janar. Nuk e di nëse destinacioni im do të jetë Italia, por gjithçka mund të ndodhë”, tha futbollisti.
E prerë ishte kundërpërgjigja e Spaletit. “Hulk bën dhe thotë atë që dëshiron ai. Unë nuk e kam problem ta zëvendësoj përsëri. Ai thotë se mund të largohet? Ky është problemi i tij, pasi unë do të vazhdoj të qëndroj te kjo skuadër”, tha trajneri italian.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *