Home / Lajme / Maqedoni / 22 vjetori i grupit të parë parlamentar shqiptar

22 vjetori i grupit të parë parlamentar shqiptar

19 janar-“Sot 22 vjet pas, politika shqiptare duhet të lë pas vetes fazën e elitizimit, të personalizimit me elita të ngushta politike partiake dhe të nsiet rrugës së masovizimit, ndër zgjedhësit të rikthehet besimi I humbur në politikë. Të gjithë duhet të kontribuojnë ta apsurojnë brendinë e politikës dhe jo të tentojnë që të bëhen të pasur duke u marrë me politië”, tha Muhamed Halili.

Urim HASIPI
Sot në Tetovë është shënuar 22 vjetori i konstituimit të grupit parlamentar shqiptar në parlamentin e Maqedonisë PPD-PDP në legjislacionin 1991-1994. Organizatorë të akademisë solemne kanë qenë Muhamed Halili-ish koordinator, Eshtref Aliu-ish koordinator, Xheladin Murati-ish deputet, Hamit Aliu-ish deputet dhe Avdisamet Murtezani-ish deputet, njofton TV KOHA. Në këtë 22 vjetor ishin të pranishëm kryetari I parë Nevzat Halili, Sejfedin Haruni, ish deputet të përbërjes së parë të kuvendin të Maqedonisë, përfaqësues të komunës së Tetovës, përfaqësues të bashëksisë islame e tj.Në akademinë solemne u nda mirënjohje edhe për kryetarin e komunës së Tetovës Sadi Bexheti i cili ndihmoi mbajtjen e këtij evenimenti. Mirënjohje në vend të Bexhetit e morri shefi i kabinetit Muharem Idrizi, transmeton TV KOHA.
Para të pranishëmve foli Muahmed Halili, ish deputet dhe një nga organizatorët e kësaj akademie. Ai tha se në atë kohë PPD-ja artikuloi interesat vitale të shqiptarëve, në koordinim me politikanët në Kosovë në atë kohë kurse prioritet gjithmonë ka qenë zgjidhja e çështjes shqiptare.
“Sot 22 vjet pas, politika shqiptare duhet të lë pas vetes fazën e elitizimit, të personalizimit me elita të ngushta politike partiake dhe të nsiet rrugës së masovizimit, ndër zgjedhësit të rikthehet besimi I humbur në politikë. Të gjithë duhet të kontribuojnë ta apsurojnë brendinë e politikës dhe jo të tentojnë që të bëhen të pasur duke u marrë me politië”, tha Muhamed Halili, transmeton TV KOHA.
Në akademi nuk ishin pranishëm ish kryetarët e PPD-së Abdyrahman Haliti dhe Abdilhadi Vejseli, ndërsa për deputetë të cilët ndëruan jetë u mbajt një minutë heshtje. Edhe pse ishte paralajmwruar se do të jenë të pranishëm, megjithatë nuk kishte asnjë përfaqësues nga partitë politike tjera shqiptare. WWW.TVKOHA.TV

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *