Home / Lajme / Maqedoni / 4,2 milion euro Aqua Park në Shkup

4,2 milion euro Aqua Park në Shkup

Shkup, 07 Janar – Në Shkup sot u inaugurua fillimi i punimeve për ndërtimin e Aqua Parkut të Qytetit të Shkupit, që do të jetë pjesë e një qendre sportive.

Në shënimin e fillimit të punimeve mori pjesë kryeministri Nikolla Gruevski në komunën e Karposhit.

Projekti ka një vlerë prej 4,2 milion euro dhe se është pjesë e programit qeveritar, që duhet të përfundojë në verën e këtij viti.

Aqua Parku do të jetë në një hapësirë prej 12 mijë metra katror, ku do të ndërtohen pishina speciale, për fëmijë, dhe pishina me atraksione speciale, një ndërtesë administrative me restorant, kafene, zhveshtore dhe një qendër të ndihmës së shpejt. Projekti do të jetë i standardizuar dhe me sistem bashkëkohor për filtrimin e ujit.

Projekti është pjesë e kompanisë Temon, ndërsa punimet do të realizohen nga kompania turke Polin, e cila ka realizuar deri tani mbi 2 mijë Aqua Parqe nëpër botë.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka theksuar se ky projekt është pjesë e projekteve qeveritare që janë për nevojat e qytetarëve dhe se me këtë sipas tij bëhet zhvillimi i turizmit dhe mundësive më të mëdha që qytetarët të argëtohen nëpër këto qendra rekreative. Gjithashtu bëhet e ditur se në këtë park do të bëhet dhjetra punësime, përfshirë 35 persona me licenca për shpëtim.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *