Home / Sport / Admir Mehmedi ‘dërgon’ Gostivarin në Antali

Admir Mehmedi ‘dërgon’ Gostivarin në Antali

“I tërë udhëtimi dhe qëndrimi e skuadrës në Antali përkrahet nga Admir Mehmedi, Nagip Memedi, një biznesmen i njohur me vendbanim ne Zvicër, si dhe Remzi Abdullain, drejtorin e Vardar Dolomit, që do të doja t’i falënderoj publikisht që të tre këta persona”, u shpreh për mediat kryetari i KF Gostivarit, Vesel Memedi.

KF Gostivari tani më një kohë ka bërë publike ambiciet për inkuadrim në Ligën e Parë, ndërsa në merkaton e janarit tentojnë të përforcojnë ekipin me futbollistë kualitativ, për të qenë të gatshëm për sfidat pranveror. Gostivari në vjeshtë mbylli sezonin në pozitën e parë, der tani ka angazhuar Rufat Çelik dhe Driton Zeadinin si përforcime të reja, ndërsa njëkohësisht është duke bërë plane për përgatitje cilësore. Faza e parë pritet të organizohet në Gostivar, ndërsa në fazën e dytë ekipi pritet të udhëtojë drejt Antalisë së Turqisë. Ky uëdhtim mbështetet nga futbollisti i njohur Admir Demiri, i cili luan për Dinamo Kievin dhe kombëtaren e Zvicrës, ndërsa vendos që të ndajë mjete për ekipin e qytetit të tij të lindjes. “I tërë udhëtimi dhe qëndrimi e skuadrës në Antali përkrahet nga Admir Mehmedi (futbollist i njohur nga Gostivari që luan ne Dinamo Kiev), Nagip Memedi, një biznesmen i njohur me vendbanim ne Zvicër, si dhe Remzi Abdullain, drejtorin e Vardar Dolomit, që do të doja t’i falënderoj publikisht që të tre këta persona”, u shpreh për mediat kryetari i KF Gostivarit, Vesel Memedi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *