Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Betejat politike zhvillohen në Parlament

Ahmeti: Betejat politike zhvillohen në Parlament

15 janar-Në muajt në vijim është shumë e rëndësishme që e tërë shoqëria në Maqedoni të rreshtohet pas agjendës evropiane për të arritur marrjen e datës për fillim të negociatave dhe zgjidhjen e çështjes së emrit, që njëkohësisht do të na mundësojë edhe anëtarësim të menjëhershëm në NATO.

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, kryetari partisë Ali Ahmeti, ka pritur Stefano Sanino, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë për Zgjerim pranë Bashkimit Evropian.
Ahmeti falëmnderoi bashkëbiseduesin e tij dhe të gjithë miqtë në Bruksel për angazhimin e tyre dhe kontributin e dhënë në progresin e arritur në samitin e dhjetorit të Bashkimit Evropian, si dhe e siguroi Brukselin zyrtar që Maqedonia mbetet e përkushtuar për realizim sa më të suksesshëm të kornizës Evropiane që do të na mundësojë marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në.
Bashkëbiseduesit shprehën keqardhje për ndodhitë e 24 dhjetorit në Shkup në vigjilje të një periudhe jashtëzakonisht të rëndësishme për Maqedoninë. Sanino informoi Ahmetin për kalendarin e ngjarjeve që do të vijojnë në përputhje me kornizën Evropiane. Komisioni Evropian do të përgatis një raport në muajin prill që do t’ju dorëzoj shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për marrjen e datës për fillim të negociatave. Andaj, është shumë e rëndësishme që e gjithë energjia e këtij vendi të fokusohet në rrugën evropiane.
Ahmeti siguroi Saninon që Bashkimi Demokratik për Integrim është kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si dhe kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale në këto çaste shumë të rëndësishme për vendin, si dhe e ftoi LSDM-në që të rikthehet në Parlament dhe aty të zhvillojë betejat politike.
Në muajt në vijim është shumë e rëndësishme që e tërë shoqëria në Maqedoni të rreshtohet pas agjendës evropiane për të arritur marrjen e datës për fillim të negociatave dhe zgjidhjen e çështjes së emrit, që njëkohësisht do të na mundësojë edhe anëtarësim të menjëhershëm në NATO.
Lideri i BDI-së Ahmeti theksoi që, për këto përcaktime strategjike ia vlen të paguash çmim, sepse të mirat e guximit tonë politik do ti ndjejnë gjeneratat që vijnë.
Ai gjithashtu informoi Saninon për përgatitjet rreth zgjedhjeve lokale, duke e siguruar Brukselin në mbarëvajtjen e procesit në përputhje me standardet evropiane.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *